Adriano, dështimi i vitit në Serie A

Sulmuesi i Romës, Adriano fitoi për herë të tretë të hënën çmimin e padëshiruar ‘Bidone d’oro’, pasi është votuar nga tifozët si futbollisti me paraqitjen më të dobët të vitit.
Braziliani, i cili kishte marrë çmimin nga Rai Radio 2 edhe më 2006 dhe 2007, kur luante për Interin, u kthye në Itali te Roma në fillim të këtij sezoni pas një aventure në Brazil te Flamengo, por ka bërë vetëm tri paraqitje.
Lëndimet dhe preferenca e trajnerit Claudio Ranieri për Francesco Tottin, Marco Borriellon dhe Mirko Vucinicin kanë kufizuar mundësinë e paraqitjeve të 28 vjeçarit, ndërsa në media kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth largimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në të kaluarën, Adriano ka luftuar problemet personale dhe me alkool, por iu bashkua Romës në qershor para se klubi të huazojë Borriellon nga Milan dy muaj më vonë.
Rai, nëpërmjet një komunikate, njoftoi se Adriano kishte marrë gati dyfishin e votave më tepër se sulmuesi i Juventusit, Amauri, ndërsa braziliani i Milanit, Ronaldinho ishte i treti. Vitin e kaluar, mesfushori i Juventusit, Felipe Melo fitoi çmimin që në Itali konsiderohet e kundërta e Topit të Artë, i cili i ndahet futbollistit më të mirë në botë.