E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kundër ndihmave për Greqinë

Njëherë për njëherë Greqia nuk do të përfitojë paketë shpëtimi prej vendeve më të pasura të zonës së euros në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e përjashtoi mundësinë e ndihmave për Athinën, në një intervistë dhënë televizionit gjerman.

Bashkimi Europian mund ta ndihmojë qeverinë në Athinë më mirë duke bërë të qartë se Greqia duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, theksoi kancelarja në kanalin e parë televiziv gjerman ARD.

Në këtë kuadër, kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker i ka kërcënuar aktorët në tregjet financiare me sanksione për arsye të vazhdimit të spekulimeve kundër Greqisë.
Sot, për vizitë në Athinë shkoi komisionari i BE-së për ekonomin, Olli Rehn, për të biseduar me zyrtarët grekë për krizën financiare.

Merkel pret të premten në Berlin kryeministrin grek Jorgos Papandreu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›