8 Maji PS humbet nje komisioner. KQZ nis zevendesimin ne KZAZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të emërojë pas të djelës se 27 shkurtit, anëtarin e katërt në 66 KZAZ e vendit. Në mungesë të propozimeve opozitare, KQZ shpalli vakante vendet për anëtarë dhe sekretarë në këto struktura të zgjedhore, duke hapur konkursin për persona jo politikë që duan të përfshihen në to.
"Personat e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve brenda datës 27.02.2011. Shpallje e vendit vakant të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, të botohet në tre gazetat me tirazhin më të madh për tre ditë", tha Arben Ristani, kreu i KQZ.
Vendimi për anëtarin e katërt jopolitik do të jetë i pakthyeshëm edhe nëse opozita vendos më vonë të sjellë emrat e saj për komsionerët . "Po të jenë katër funksionon, po të jenë tre nuk funksionon, atëherë cthotë ligjvënësi? Treshin mos e bëj shtatë thotë, dmth ti plotëson nga tre të bëhen katër që komisioni të fillojë punën. Po qe se e mendojnë se një ditë duan ta bëjnë një gjë të tillë le ta bëjnë. Ne nuk mund të lejojmë që të sabotohet procesi zgjedhor", u shpreh Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi i PD.
Anëtarët e djathtë të KQZ-së e kanë quajtur tentativë për të sabotuar procesin, qëndrimin e opozitës. "Ambicia por dhe egoizmi i një personi qoftë politik apo dhe të komisionerëve dhe kam parasysh kolegët e mi, janë fare të parëndësishëm në raport me ligjin, me respektimin e ligjit, me të drejtën e shtetasve për tu zgjedhur, dhe për të zgjedhur", tha Klement Zguri, anëtar i KQZ.
E hëna ishte afati i fundit për PS-në dhe PBDNJ-në, për sjelljen e kandidatëve të tyre për komisionet zonale të administrimit zgjedhor, një detyrim ligjor që këto dy forca politike refuzuan ta respektojnë.
Elona Gjylmi