Berisha Koncerti model i fushates. Pergatitje per kandidatet

Koncerti festiv që organizoi të dielën në përkujtim të 20 shkurtit 1991, forca kryesore e maxhorancës do ta ndjekë si model të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Këtë e konfirmoi kryeministri Sali Berisha, para deputetëve demokratë, të cilëve u kërkoi angazhim maksimal dhe bashkëpunim me struktruat e partisë për përzgjedhjen e kandidaturave, proces që sic tha ai duhet të përfundojë brenda shkurtit.
“Të marrim modelin festiv të djeshëm. Ta konsiderojmë këtë si modelin më të bukur të fushatës sonë elektorale dhe të fillojmë punën me njerëzit. Të realizojmë sa më shpejt përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Të punojmë intesivisht për programin e zhvillimit në çdo komunitet në të katërt anët e vendit” tha Berisha.
Duke vënë në dukjë se maxhoranca do të votojë në seancën e radhës në parlament projektinvendimin për kufizimin e imunitetit, kreu i qeverisë u ndal tek bashkia e Tiranës. Ai akuzoi kryetarin e saj si bajlozin e zi të korrupsionit, dhe ndaj të cilit prokuroria nuk vepron. Ai tha se kupola e Partisë Socialiste që drejtoi grushtin e shtetit më 21 janar ka zënë 500 mijë metër katror në qendër të Tiranës, ndërsa theksoi se edi rama do ta marrë përgjigjen më 8 maj.
“Problemi i zotit Rama se është i vetmi korrupsion në botë që mbrohet nga korruptorët e shtetit. 70% e lejeve të ndërtimi kryebajlozi i korrupsionit ja u ka dhënë vetëm dy kompanive, drejtorit të vet të urbanistikës dhe Shkrelit të vet të bashkisë. 70% e lejeve të ndërtimit institucionet zyrtare kanë çuar dosjet në prokurori, mirëpo korruptorët e shtetit kanë vendosur të mos njohin as ligj as Maliq në mbrojtje të tij. Më 8 maj qytetarët e Tiranës do të shembin shtatoren e zezë të korrupsionit të ngritur në qendrën e këtij qyteti” tha Berisha.
Ndërsa gara për Tiranën pritet të dominojë fushatën, kreu i qeverisë tha se në kryeqytet ka nisur puna intensivisht ndërsa përmendi angazhimin e Lulzim Bashës, Aldo Bumcit si dhe deputetëve të tjerë.
Taulanta Boja