Aksident i rëndë në Elbasan, vdes 23-vjecari plagosen 5 të tjerë
ELBASAN- Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka përgjakur aksin Elbasan-Cerrik. Si pasojë e përplasjes së dy motocikletave ka humbur jetën 1 person, ndërsa mësohet se 2 të tjerë janë në gjendje kome.
Po ashtu të plagosur rëndë gjenden edhe dy persona të tjerë, cka e con në 4 numrin e të plagosurve. Viktima është identifikuar, bëhet fjalë për shtetasin Besnik Kullaku 23 vjec, nga fshati Gjormë i Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Gjergjan, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se në njërën prej motocikletave udhëtonin 3 persona, tek tjetra 2 të tjerë. Blutë e Elbasanit po hetojnë mbi shkaqet që cuan në këtë aksident të rëndë me viktima e të plagosur.
(m.a/BalkanWeb)