E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, Berisha trëndafila për punonjëset e Kryeministrisë

TIRANE - Kryeministri Berisha u uroi sot 8 marsin punonjëseve të Kryeministrisë dhe ndau bashkë me to disa momente festimi.

Kryeministri falënderoi të gjitha punonjëset për bashkëpunimin e tyre, arritjet dhe sukseset në detyrat që përfaqësojnë, duke sakrifikuar ndoshta edhe nga koha dhe detyrimet e tyre si nëna dhe familjare.

Berisha theksoi se kontributi i tyre në këtë institucion të lartë të shtetit, ku projektohen dhe zbatohen reformat e zhvillimit dhe integrimit të vendit është shumë i admirueshëm dhe me vlerë të madhe.

Në mënyrë simbolike, Kryeministri Berisha i dhuroi çdo punonjëseje një trëndafil, me urimin për më shumë gëzim, harmoni dhe arritje në jetën e çdo gruaje.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›