E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontigjenti OMLT 2, ushtarakët shqiptarë nisen drejt Afganistanit

TIRANE - 32 ushtarakë nga të cilët 20 oficerë dhe nënoficerë të forcave tona të armatosura dhe 12 oficerë dhe nënoficerë amerikanë u nisen sot drejt Afganistanit në kuadër të një misioni trajnues.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e këtij misioni, duke u shprehur se pjesëmarrja e Shqipërisë në trajnimet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan e ngre në një shkallë më të lartë cilësinë e kontributit tonë në Afganistan.

32 trupat e kontigjentit OMLT 2 kanë kryer një proces trajnimi të gjatë e të vështirë për afro 7 muaj në SHBA, Shqipëri, si dhe në Qendrën e Vlerësimit dhe Çertifikimit të NATO në Gjermani, duke realizuar dhe plotësuar të gjitha standardet më të përparuara të Aleancës. Misioni i tyre do të jetë trajnimi dhe aftësimi i trupave të ushtrisë afgane.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›