E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ministri Venizelos optimist për suksesin e programit PSI

ATHINE - Do të japim një përgjigje praktike ndaj atyre që përpiqen të anulojnë çdo zgjidhje të mundshme si ajo e programit të shkëmbimit të bonove greke (PSI), theksoi ministri i Financave Evangjelos Venozelos duke folur në radion Real FM.

Z.Venizelos, u shfaq i sigurt se jo vetëm do të arrihet qëllimi për reduktimin e borxhit në vitin 2020 në 120% të PBB-së, por do të shkojnë edhe shumë më ulët.

«Është hera e parë në historinë më të re të Greqisë që kemi mundësinë për të hequr borxhin», tha në mënyrë karakteristike zoti Venizelos duke vënë në dukje se «sakrificat e popullit grek do të fillojnë të kenë rezultate, sepse këtë presin edhe tregjet financiare, që të bëhet një fillim i ri».

Për sa i përket pjesëmarrjes në programin e shkëmbimit të bonove greke (PSI), kritikoi fuqishëm të gjitha ato Ente që thanë «JO» kundër këtij procesi, duke bërë pyetjen përse të mos marrin pjesë Entet greke të Sigurimeve, në momentin që në program marrin pjesë fonde evropiane të tilla si ato të Suedisë.

Për privatët që kanë në duart e tyre bono greke me vlera të vogla, argumentoi se do të ketë një mekanizëm për zëvendësimin e humbjeve.

Ministri i Financave përsëriti angazhimin e tij se shteti do të mbulojë plotësisht defiçitet e Enteve të Sigurimeve, duke thënë se nuk mund që Ente të mëdha me miliona të siguruar si IKA dhe OGA, që marrin pjesë në programin PSI, të kenë të njëjtin trajtim me të tjerët.

Në përgjigje të vërejtjes së sekretares së Përgjithëshme të Partisë Koministe Greke (KKE), Aleka Papariga se efektet e PSI-së «do ti shohim së shpjeti në pensionet tona» vuri në dukje se «nëse nuk do të bëhet programi i shkëmbimit të bonove greke PSI, nuk do të shohim aspak pensionin tonë, sepse nuk do të kemi për ta paguar».

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›