E Diel, 1 Nëntor 2026

8 Marsi, Berisha: Nderojmë cdo grua në 100-vjetorin e Pavarësisë

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur aktivitetin “Gruaja shqiptare në 100-vjet Pavarësi” për të shprehur mirënjohjen e tij për cdo grua shqiptare, sot në ditën ndërkombëtare të gruas.

“Privilegj të përulem me nderimin më të madh, së pari para bashkëshortes sime, para të gjitha vajzave dhe grave me të cilat bashkëpunova dhe bashkëpunoj në punën time, para jush, para çdo gruaje vajze e nëne shqiptare. Për çdo komb nëna është burimi i jetës, për ne shqiptarët një komb ndër më të lashtët në planet nëna është arkitektja e identitetit tonë kombëtar. Ne lindëm shqiptarë dhe vdiqëm shqiptarë falë moralit të grave dhe nënave shqiptare, ndaj dhe sot në këtë 100 vjetor nderimi më i madh iu përket nënave dhe grave shqiptare”, tha kryeministri.

Berisha deklaroi më tej se gratë kanë qenë faktor i ndryshimeve të mëdha kudo që jetojnë shqiptarët.

“100 vjet përpjekje të jashtëzakonshme për liri dhe identitet, në krye të sakrificës kanë qenë gratë dhe nënat shqiptare. Bashkë më qumështin mëkojnë dashurinë e pakufishme për kombin dhe vendin. Ato kanë qenë dhe janë faktor vendimtar i ndryshimeve të mëdha në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë shqiptarët”, tha ai më tej.

Një urim të veçantë kryeministri lëshoi për gratë e viteve ’90, që sipas tij “me guximin e tyre, virtytet ishin të parat që u vërsulën për të përmbysur diktaturën më shpërfytyruese që Europa kishte njohur në historinë e saj”.

Ai këshilloi çdo grua shqiptare që të gjejnë frymëzim tek “Nënë Tereza”, për ta bërë shoqërinë më të drejtë, më të ndershme e të sigurt.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera 8 Marsi, Topi-Wollfarth: Të rishikohet roli i gruas në shoqëri Rama mesazh urimi për gratë: Sot dita për të reflektuar 8 Marsi, Topalli: Ku ka grua ka shpresë LSI: Të forcohet roli i gruas në shoqëri Berisha trëndafila për punonjëset e Kryeministrisë Progres raporti, Sequi propozon kapitull të veçantë për rolin e grave në media 8 Marsi, si u bë Dita Ndërkombëtare e Gruas? 8 Marsi, gratë e Kosovës protestojnë, politika uron

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›