MTKRS, si bëheshin rekrutimet ilegale
Pothuajse gjysma e punonjësve
në Ministrinë e Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve-MTKRS, kanë
hyrë në punë pa iu nënshtruar rregullave
të konkurrimit, sikurse e
parashikon ligji i shërbimit civil. Administrata
brenda në ministri përbëhet
nga 72 punonjës, ku 36 prej
tyre janë marrë në punë me kontratë,
pra pa provim. Faktet zbulohen
nga një inspektim i kryer gjatë
vitit 2008 prej Komisionit të Shërbimit
Civil, sipas të cilit në MTKRS janë
evidentuar shkeljet më flagrante.
Marrja e punonjësve me kontratë
bie ndesh me urdhrin e kryetarit të
Këshillit të Ministrave, nr. 41, datë 29
janar 2004, "Për ndërprerjen e menjëhershme
të kontratave të punës
në shërbimin civil". Sipas raportit të
grupit të punës në KSHC, një pjesë
e mirë e institucioneve kanë marrë
punonjës me kontratë, duke
shmangur konkurrimin, ku bie në sy
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rin-
isë dhe Sporteve. Të gjitha pozicionet
e punës ishin me statusin e
nëpunësit civil, i cili detyrimisht
kërkon marrjen në punë sipas rregullave
të përcaktuara në ligj dhe të
zbatuara nga Departamenti i Administratës
Publike. Kjo e fundit nuk
i ka respektuar të gjitha nenet e ligjit,
duke firmosur çdo kërkesë të paraqitur
nga MTKRS-ja për marrjen në
punë me kontratë. Por, edhe te kontratat
është shkelur sërish ajo hapësirë
e vogël e ligjit, ku në të thuhet se,
"punonjësit me kontratë nuk do të
qëndrojnë në punë jo më shumë se
dy muaj". Në fakt kjo nuk ka
ndodhur.
Rekrutimi
Institucioni i MTKRS-së, e cila
gjatë vitit 2008 (dhe një pjesë të
2007-ës) është drejtuar nga Ylli Pango,
ka marrë në punë pa konkurrim
36 punonjës. Aktualisht kjo ministri
ka në organikë 72 punonjës, ku
përveç kabinetit të ministrit, i përbërë
nga 5 veta, që të gjithë janë me
status të nëpunësit civil. Sipas raportit
të Komisionit të Shërbimit Civil, i
cili pritet të diskutohet shumë shpejt
në Kuvendin e Shqipërisë, pjesa më
e madhe e të "rekrutuarve" janë në
pozicion drejtuesi, kurse shumë pak
janë specialistë. Kështu, 2 pozicione
pune drejtorë të përgjithshëm, 5
drejtorë drejtorie, 12 përgjegjës sektori
dhe 17 specialistë, janë emëruar
që të gjithë pa kaluar në fazën e
konkurrimit, por vetëm me njohje.
Nga këto, 14 kontrata janë lidhur në
vitin 2007, kurse 22 janë lidhur në vitin
2008. "Veprimet e Ministrisë së Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
kanë tejkaluar çdo lloj afati që do të
përbënte emergjencë në punën e një
institucioni, po të llogaritet afati maksimal
që nevojitet për të kryer një procedurë
konkurrimi, e cila është 3
muaj", thuhet në raportin e KSHC-së.
Për më tepër, vijon komisioni, në këtë
institucion janë 8 raste, kur Departamenti
i Administratës Publike, si institucioni
që përgjigjet për menaxhimin
e shërbimit civil, të administratës
qendrore, e ka miratuar
kërkesën e institucionit, ndërsa për
28 raste, DAP nuk ka qenë dakord,
pasi e ka gjetur të pajustifikuar atë.
KSHC-ja i quan veprimet e MTKRSsë
"mjaft të rënda", në një kohë që e
kishte paralajmëruar gjatë periudhave
të mëparshme.
Punësimi, CV-ja shmangte konkurrimin
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve kryente manovra të ndryshme për
të marrë njerëz në punë. Ndër to ishte edhe CV-ja.
Përgatitja teorike e kandidatëve që marrin pjesë në
konkurrim është nën nivelin mesatar dhe arrin 30-40
pikë (të cilat në pjesën më të madhe të rasteve plotësohen
nga CV-të dhe eksperienca në punë), me diferencë
të madhe pikësh nga fituesi. Kjo dëshmon për
një pjesëmarrje fiktive në konkurrim, me qëllim që të
plotësohet numri i nevojshëm i kandidatëve. Sipas
KSHC-së, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, ky konstatim është bërë në konkurrimet
për pozicionet e punës, përgjegjës i sektorit
të letrave, specialist i sektorit të integrimit, specialist
i sektorit të prokurimeve, specialist i sektorit të koordinimit
të turizmit dhe kulturës" etj.
Prokuroria: Dy dëshmitarë për videon e Pangos
Për të vërtetuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës
dhe tentativës për të kryer marrëdhënie seksuale,
prokuroria është e detyruar që dy dëshmitarë të tregojnë
përmbajtjen e bisedës mes ish-ministrit Ylli Pango dhe vajzës
"X", gazetares së emisionit investigativ "Fiks Fare". Nëse dëshmitarët
tregojnë për një "rekrutim" të ministrit ndaj një vajze që
kërkon punë, atëherë ndaj tij do të fillojë procedimi penal.
Mësohet se ditët pasardhëse organi i akuzës do të dërgojë
fletëthirrje ndaj ish-ministrit dhe vajzës në fjalë. "Nëse argumentet
e paraqitura përmbajnë vepër penale për rastin konkret,
mund të fillojë një hetim i gjerë. Kaseta audiovizive është prova
kryesore e organit të akuzës. Por, nuk përjashtohen as dëshmitë.
Sipas ligjit, një regjistrim që kryhet pa autorizimin e
gjykatës duhet të vërtetohet nga dy dëshmitarë që janë në dijeni
të bisedës", deklarojnë burime nga organi qendror i akuzës.
Por, në këtë rast, ministri Pango ka deklaruar se nuk është transmetuar
e gjithë biseda, ndërsa gazetarja, në një intervistë për
emisionin "Top Story", deklaroi se biseda është e qartë. Tashmë,
krahas dënimit publik, prokuroria ka të drejtën për të vërtetuar
edhe veprën penale të konsumuar nga ish-ministri. Kaseta
audiovizive ndodhet në zyrat e përgjimit në Prokurorinë e
Përgjithshme, ku po shihet nga inxhinierët përkatës. Nëse është
origjinale, ndaj Pangos mund të fillojë hetimi për shpërdorim
detyre, por nuk përjashtohet edhe një hetim për marrëdhënie
seksuale, duke shfrytëzuar detyrën.