"Pronat", ALUIZNI përplaset me AKKP
Kthimi i pronave vazhdon të ngelet një çështje që i nxin faqen institucioneve shqiptare. Raporti më i fundit i "Transparency International Albania" ka piketuar një seri problematikash që nisin që nga përplasja e kompetencave mes ALUIZNI-t dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të vijuar me problematikat në zyrën e regjistrimit të pronave, konfuzionin në zyrat e shtetit dhe deri te korrupsioni me trojet. "Ka mbivendosje të përgjegjësive në 2 ose më shumë institucione, siç është rasti i ligjit të ri mbi ‘legalizimin e ndërtimeve informale‘, i cili ka ngarkuar ALUIZNI-n me përgatitjen e listave të kompensimit, funksion ekzekutiv i AKKP-së ose me përgatitjen e kartelës së regjistrimit të pasurisë, funksion ekzekutiv i ZRPP", citohet në raportin e "Transparency International Albania".
TIA ka publikuar dje raportin paraprak për çështjen e pronave, një prej pikave kryesore ende të pazgjidhura prej qeverive shqiptare në këto 18 vitet e fundit.
Në raport theksohet se Zyra e Regjistrimit të Pronave nuk ka përfunduar ende regjistrimin përfundimtar, kurse legjislacioni me gjithë përmirësimet ka shtuar konfuzionin. Shqetësues mbetet edhe mënyra sesi përfaqësuesit e shtresës së ish-pronarëve nuk përfshihen në studimet që kryhen nga institucionet. "Transparency Internacional Albania" ka analizuar gjithashtu situatën e korrupsionit me pronat ku ka vënë theksin kryesisht te hapësirat që krijon ligji për abuzime. Sipas TIA-s, 60 për qind e ankesave adresohen për çështjen e pronave çka tregon nivelin e lartë të abuzimit. Megjithatë, sipas TIA ka pasur përmirësime në legjislacion, por nga ana tjetër është shtuar konfuzioni te qytetarët. Një fakt negativ është mospërfundimi ende në kohë i regjistrimit fillestar të pronave. Të dhënat e TIA janë pjesë e një studimi që ky institucion ka parë për nivelin e korrupsionit me pronat. Sipas raportit, probleme shumë të mëdha janë evidentuar me pronat mbi tokat bujqësore, kullota e livadhe e veçanërisht me pronat mbi toka bujqësore që ndodhen në zona turistike. Ligji "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", do të krijojë shumë probleme veçanërisht në lidhje me transaksionet e ligjshme. Nga ana tjetër, gjatë zbatimit të këtij ligji do të krijohet pasiguri në tregun e tokës, do të pengohen investimet serioze. Konfliktet e krijuara nga AKKP gjatë procesit të privatizimit të objekteve shtetërore, kanë kaluar për trajtim nga gjykatat ku proceset gjyqësore janë të tejzgjatura dhe në shumicën e rasteve zgjidhen në dëm të pronarëve të ligjshëm të tokës.
Rekomandimet
TIA: 15 pikat për të zgjidhur çështjen e pronave
Nga analiza e fenomenit, shtrirja e tij dhe institucionet e përfshira, TIA sugjeron 15 pika për të zgjidhur çështjen e pronave. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe respektimi i të drejtës së pronës si një e drejtë kushtetuese. Pastrimi i legjislacionit nga mbivendosja e kompetencave dhe plotësimi i tij me akte nënligjore dhe zbatimi me korrektësi dhe brenda afateve i ligjit "Për Rishikimin e Titujve të Pronësisë" janë pikat fillestare të dhënies drejtim të këtij fenomeni. Kërkesat e radhës së TIA-s janë që të rritet shkalla e bashkëpunimit institucional, ndërmjet të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore që prodhojnë, përdorin dhe administrojnë dokumente pronësie, të eliminohet në maksimum kontakti personal, i personave të interesuar me sportelet e administratës qendrore dhe vendore, për dokumente që kalojnë nga një institucion në tjetrin. "Institucionet që disponojnë dokumentet e nevojshme mbi origjinën e pronave, mbi lëshimin e titujve të pronësisë, mbi lejet e shfrytëzimit të objekteve, të komunikojnë institucionalisht ndërmjet tyre", është një tjetër sugjerim që veçohet në raport. "Të rritet eficensa dhe përgjegjshmëria e institucioneve duke marrë përsipër zgjidhjen administrative të konflikteve. (Vetëm rastet e domosdoshme të dërgohen për zgjidhje pranë gjykatave)", thuhet në raportin e TIA-s.
Sugjerimet
ZQRPP dhe ZVRPP-të të evidentojnë, brenda një afati të shkurtër të gjitha rastet e mbivendosjeve dhe të konflikteve me pronat si edhe të gjitha ndërtimet e paregjistruara ose të bllokuara, për shkak të konflikteve të pronësisë
Tokat
Ksamili i paligjshëm: 30 të shoqëruar, 2 në pranga
Grumbullimet e banorëve ksamiliotë, shoqëruar me bllokim të paligjshëm të rrugës nacionale, si reagim ndaj prishjes së disa objekteve në këtë zonë, kanë sjellë reagimin e policisë, që ka vënë në pranga dy prej tyre.
Pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë të rreth 30 shtetasve, banorë nga Ksamili, dy prej tyre kanë përfunduar në pranga. Sipas policisë, shumica e tyre ishin shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime, por për dy prej tyre mesditën e djeshme është prerë fletarresti. Protesta e banorëve të Ksamilit, që kanë qenë kundërshtues ndaj prishjeve që kanë ekzekutuar inspektoratet ndërtimore të Tiranës e Sarandës mbi ndërtimet e tyre, që janë në proces legalizimi, kanë vijuar dje për të tretën ditë radhazi. Protestat kanë qenë bllokuese për rrugën nacionale në vendin e quajtur Harta e Ksamilit dhe Baxhua, shoqëruar me bllokim të rrugës me prita gurësh. Kjo ka nxitur edhe veprimin e policisë së rendit, për të mos lejuar veprime të tilla, që cenojnë interesat e gjithë komunitetit, deri të turistëve që vizitojnë Butrintin.
Për të frenuar veprimin destruktiv të disa personave, nga ana e policisë janë shoqëruar ditën e djeshme rreth 30 persona, ndërkohë që është mësuar se për dy prej tyre është kaluar në masën e arrestit. Sipas burimeve policore, është bërë ndalimi i shtetasve Ardian Bufi dhe Ermal Fataj. Ndalimi i 28-vjeçarit Ardian Bufi, banor i Ksamilit dhe 24-vjeçarit Ermal Fataj, edhe ky banor i Ksamilit, është bërë për veprën penale "kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shkatërrim të pronës", parashikuar nga neni 236/2 dhe 150 i Kodit Penal.
Th.Nika
Bllokimi i procesit
"Pronarët nuk e kanë paguar taksën e infrastrukturës"
Korça, asnjë certifikatë pronësie nga ALUIZNI
Asnjë certifikatë pronësie nuk është shpërndarë deri më tani për pronarët që kanë objekte të ndërtuara pa leje, por që kanë aplikuar pranë agjencisë së legalizimeve. Sipas të dhënave nga ALUIZNI në Korçë, kjo agjenci legalizimesh ka marrë deri më tani në nivel rajonal 9000 vetëdeklarime dhe pas përfundimit të procesit të verifikimit dhe plotësimit të formularëve procesi duket se është bllokuar në një pikë. Burimet zyrtare të kësaj agjencie bëjnë të ditur se procesi ka mbetur në mes, pasi vetëdeklaruesit e ndërtimeve pa leje të procesit të legalizimit nuk kanë bërë pagesën e taksës së infrastrukturës. Sipas të dhënave, mësohet se një pjesë e madhe e aplikantëve nuk ka qenë në dijeni të kësaj takse, por që në fakt pas bërjes me dije nuk ka sjellë ndonjë përmirësim në këtë aspekt, pasi kjo taksë nuk është derdhur ende. Sipas Agjencisë së Legalizimeve në Korçë, ajo që pengon dhënien e tapive edhe pse janë të identifikuara si ndërtime pa leje dhe që janë në procesin e legalizimit është fakti se deri më tani asnjë nga pronarët e këtyre objekteve nuk e ka paguar taksën e infrastrukturës.