E Diel, 1 Nëntor 2026

"8 Marsi", nenat do presin femijet ne burg

Festa e 8 marsit do t'i prese 45 grate e privuara nga liria ne pranine e femijeve te tyre, te cilet do te kene mundesite te urojne nenat per diten e gruas. Kjo eshte surpriza, e cila ka pergatitur drejtori i Burgut 313 "Jordan Misja" ne kryeqytet, Sajmir Mulgeci. Festa e cila do te mbeshtetet edhe nga shoqata kristiane e grave te paraburgosura dhe te denuara. Vete drejtori i burgut, ne bashkepunim me zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve moren kete iniciative per t'u ardhur ne ndihme grave te izoluara. Madje, sipas Mulgecit, ato do te kene mundesi te marrin edhe dhurata nga femijet e tyre me rastin e 8 marsit. Per kete qellim jane njoftuar 45 grate e izoluara ne Burgun 313 dhe familjet e tyre qe te marrin masa per kete dite. Pervec pranise te femijeve te grave te paraburgosura, pritet te marrin pjese ne aktivitetin qe do te zhvillohet me rastin e 8 marsit, nje grup femijesh nga nje shkolle 8-vjecare e qytetit te Shkodres. Mesohet se ata kane pergatitur nje pershendetje speciale me rastin e festes, duke dhene nje program artistik. Ne kete aktiviteti nuk do te mungojne as ekspozitat me punime artistike.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›