E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Kemi 40 deshmitare kunder zyrtareve te Rrugeve

Prokuroria e Tiranes gjen 40 deshmitaret per procesin ne ngarkim te 9 zyrtareve dhe biznesmeneve te Drejtorise se Rrugeve, te akuzuar per korrupsion, mes te cileve edhe ish/zevendesministri i Transporteve, Nikolin Jaka. Procesi gjyqesor pritet te nise se shpejti ne Gjykaten e Tiranes, nderkohe qe dje kane perfunduar dokumentacionet per emrat e deshmitareve. Mesohet se ne liste gjenden zyrtare qe kane dijeni per tenderet e rrugeve, pasi abuzimet jane vleresuar ne disa milione euro. Deshmitaret te ketij procesi gjyqesor do te perfshihen personat qe kane marre pjese ne tendere, si dhe ata qe kane pasur dijeni ne lidhje me procedurat. Pjese e dosjes do te jene edhe pergjimet ne te cilat u be i mundur arrestimi i 9 te akuzuarve, ku midis tyre edhe vete zevendesministri i Transporteve e ish-drejtori i Rrugeve, qe rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Duart e pastra", vjeshten e vitit te kaluar. Hetimet per ta nisen disa muaj me pare, kur prokuroria me lejen e Gjykates se Tiranes nisi pergjimet ndaj zyrtareve te dyshuar. Pergjimet telefonike dhe ambientale cuan ne marrjen e provave per aferat me tenderet e rrugeve dhe me pas ne prangosjen e nente te pandehurve. Pjese e dosjes do te jene edhe deshmite e personave qe kane depozituar kallezimin penal ne Prokurorine e Tiranes, pasi fal denoncimit te dy biznesmeneve nisen edhe hetimet. Burime te prokurorise thane se prova me e forte eshte nje kallezim penal i bere nga nje prej firmave qe nuk fituan ne 15 tenderet e zhvilluar ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve. Pese nga tenderet me te medhenj qe do te fitoheshin firma "Vllaznia", ishin pikerisht i segmentit te Qafe Prushit, per supervizionin e autostrades Durres-Morine, tenderi i hedhur per Himaren, per bregdetin, rruga ne Kashar, pjese e autostrades, tenderi per aksin Has-Kukes. Mesohet se 417 milione euro eshte fondi qe do te harxhohej nga buxheti i shtetit per ndertimin e ketyre rrugeve. Nderkohe qe, sipas prokurorise, perfitimet qe do te merreshin ishin pikerisht 10 per qind e vleres se lekeve qe do te shpenzoheshin nga tenderet. Dy kane qene firmat konkurruese per fitimin e tendereve, "Vllaznia Ukperaj sh.p.k" dhe "Arifaj", dokumentacionet e te cilave gjenden ne dosje. Nderkohe qe, sipas hetimeve, tenderet e zhvilluar per ndertimin e rrugeve ishin shitur me pare se keto te fundit te zhvilloheshin. Nente te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per veprimtari korruptive me vlera te konsiderueshme kundrejt favorizimit te paligjshem te firmave pjesemarrese ne tenderet publik, per ndertimin e rrugeve. Mbi zyrtaret rendojne akuzat e "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike" dhe "shperdorimit te detyres".
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›