E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaz Dibra mposht prokurorine, fiton pafajesine ne Apel

Gjykata e Apelit i jep pafajesine ish-drejtorit te Aviacionit Civil. Gazmend Dibra, aktualisht drejtor i Pergjithshem i Burgjeve, ka mposhtur dje per here te dyte organin e akuzes, pasi trupi gjykues la ne fuqi vendimin e Gjykates se Tiranes, duke rrezuar akuzen e "shperdorimit te detyres" per skandalin e "Albatros". Dibra akuzohej nga Prokuroria e Tiranes per "shperdorim te detyres", pas pergjimit qe iu be nga kreret e kompanise ajrore "Albatros", ne lidhje me nderhyrjen e tyre tek ish-presidenti Alfred Moisiu qe te shkarkonte ish-prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Biseda eshte bere me drejtorin e kompanise ajrore "Albatros", Aleksander Hoxha, nip i Moisiut. Sipas Prokurorise, Gazmend Dibra kishte konsumuar vepren penale dhe per te vertetuar kete akuze, pervec provave te tjera, organi i akuzes kishte ne dore dhe pergjimin e realizuar mes ish-drejtorit te Aviacionit Civil dhe Aleksander Hoxhes. Dibra i kerkonte ketij te fundit te nderhynte te Presidenti, per shkarkimin e ish-kryeprokurorit, ne rast te kundert kompania ajrore ne pronesi te tij, "Albatros", nuk do te lejohej te niste fluturimet qe i ishin pezulluar. Pas publikimit te kesaj bisede, Prokuroria nisi hetimet ndaj Gaz Dibres, i cili u detyrua te jape dhe doreheqjen. Ish-drejtori i Aviacionit Civil nuk e ka pranuar akuzen, duke pretenduar se eshte i pafajshem dhe se nje gje te tille duket se e vertetoi shqyrtimi gjyqesor. Kaseta, e cila ishte dhe nje nga provat qe dispononte organi i akuzes, eshte hedhur poshte si prove nga ana e Gjykates se Tiranes, pasi nuk ishte bere ne menyre te ligjshme.
R.Caushaj
Prokuroria, ankese ne Gjykate te Larte
Prokuroria do te dergoje ceshtjen ne Gjykaten e Larte pas rrezimit te akuzes dje ne Apel. Organi i akuzes kerkoi nje denim prej 1 vit burg dhe 800 mije leke te reja gjobe ndaj ish-funksionarit te larte. Pas shpalljes se Gazmend Dibres te pafajshem nga ana e Gjykates se Tiranes, prokuroria ka apeluar serish ceshtjen. Ndersa ka fituar pafajesine ne Shkallen e Pare, Dibra eshte emeruar ne krye te Burgjeve si drejtor, pak jave me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›