Falimentimi i biznesit, ja afatet
Shoqerite tregtare qe prej dy vitesh nuk kane kryer asnje veprimtari tregtare do te quhen te falimentuara. Komisioni i Ligjeve miratoi dje mes debatesh ndryshimet ne ligjin per "Falimentimin", duke percaktuar afate konkrete se kur nje shoqeri tregtare duhet te quhet e falimentuar. Mazhoranca vendosi dhe pa mbeshtetjen e opozites qe, nese ne harkun kohor prej dy vitesh, nje shoqeri s'ka aktivitet, nisin menjehere procedurat e falimentimit nga organet tatimore dhe vendos gjykata. Procedura qe aktualisht nisin vetem pas shtate vitesh. "Kjo eshte nje mase represive qe po behet ndaj bizneseve", tha Pandeli Majko. Sipas tij, qeveria po hap nje sport te ri, ate te falimentimit te bizneseve. Por, sipas deputetit demokrat, Ilir Rusmali, nderhyrjet ne ligj jane te domosdoshme, pasi shume biznese nuk kane asnje aktivitet per vite me radhe per t'i shpetuar taksave. "Eshte gjykata ajo qe vendos falimentimin e nje shoqerie, jo tatimet. Keto te fundit vetem nisin procedurat", sqaroi Rusmali. Ndryshimet e sjella nga Ministria e Drejtesise shkurtojne procedurat per te quajtur te falimentuar nje shoqeri. Ne relacionin bashkangjitur projektligjit sqarohet se afati dyvjecar u vendos, pasi nje numer i madh shoqerish tregtare per vite me radhe nuk kryejne asnje aktivitet tregtar dhe kane dale jashte konkurrences tregtare. "Per kete arsye, me qellim mbledhjen nga ana e autoriteteve fiskale te detyrimeve qe keto shoqeri kane ndaj shtetit, si njekohesisht "pastrimin" e regjistrit tregtar nga keto kompani eshte parashikuar qe organet tatimore te fillojne procedurat e falimentimit ndaj tyre", thuhet ne projektligj. Ndryshimet vene para pergjegjesise dhe funksionaret tatimore. Ata do te ndeshkohen nese nuk marrin masa ndaj shoqerive qe prej kohesh nuk funksionojne. Ekspertet e Ministrise se Drejtesise deklaruan se ndryshimi i ligjit erdhi si domosdoshmeri, pasi rastet kur kerkohej falimentimi nga shoqeri tregtare ishin shume te rralla, pothuajse inekzistente.
R.Rapushi
Falimenti, ndryshimet ne ligj
Ministria e Financave ose autoriteti shteteror i ngarkuar prej saj, fillojne proceduren e falimentimit per shoqerite tregtare qe:
a) nuk kane kane kryer asnje aktivitetet tregtar qysh prej 2 vitesh nga dita e hyrjes ne fuqi te ketij ligji
b) qe kalojne ne status pasiv nga QKR
c) qe kane paaftesi paguese prej nje periudhe 2 vitesh
Mos fillimi i procedures se falimentimit nga organi i ngarkuar nga ministri i Finances ndaj subjekteve tregtare qe jane ne gjendje falimentimi, brenda nje afati prej 6 muajsh nga dita e konstatimit te kesaj gjendje, perben shkelje disiplinore.
Ministri i Financave urdheron fillimin e procedimit disiplinor ndaj punonjesve tatimore, te cilet, pa asnje shkak te ligjshem, nuk fillojne proceduren e falimentimit ndaj subjekteve tregtare, qe jane ne gjendje falimentimi.
Shqyrtimi i ceshtjeve duhet te kryhet brenda 30 diteve nga dorezimi i kerkeses ne sekretarine e Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, seksioni tregtar.
Gjykata e Apelit e shqyrton ceshtjen brenda 30 diteve nga paraqitja e ankimit ne Gjykaten e Faktit.
Brace: Administrim fiskal primitiv
Partia Socialiste kerkoi dje shpjegime nga Kryeministri Sali Berisha per mos mbajtjen e premtimeve te tij, lidhur me zhdukjen e cmimeve referuese nga i gjithe sistemi ekonomik ne vend. Nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, gjate nje komunikimi me mediat, vleresoi se "jemi totalisht kunder praktikave primitive te administrimit fiskal. Ne jemi totalisht kunder kesaj praktike primitive qe po shkaterron ekonomine e tregut ne kete vend dhe qe po cenon rende lirine ekonomike ne kete vend, nje nga parimet themelore te kapitalizmit, apo te sistemit qe ne kemi vendosur te ndertojme ne kete vend". Madje, qendruar ne kete moment, Brace beri me dije se Grupi kuvendor i PS kerkon qe Kryeministri Berisha te vije dhe te pergjigjet e para, per mos mbajtje te premtimeve te tij, lidhur me zhdukjen e cmimeve referuese nga i gjithe sistemi ekonomik.
Bello
Ligjvenesit socialiste shprehen shqetsimin e tyre lidhur me udhezimin e Ministrise se Financave dhe Ministrise se Drejtesise "Per tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise se paluajtshme". Ky udhezim ka te beje me rastet kur banesa apo toka shitet apo dhurohet dhe shteti merr 10% tatim nga diferenca midis cmimit te blerjes dhe atij te shitjes se pasurise. Deputeti socialist, Marko Bello ndalur ne kete ceshtje theksoi se "udhezimi vjen si akt nenligjor me fuqi prapavepruese, pasi ai i shtrin efektet qe nga 1 janari 2008. Ky udhezim eshte treguesi me i qarte se kjo qeveri, jo vetem nuk po respekton programin e qeverise qeu votua ne parlament pas zgjedhjeve te 3 korrikut, por ai demonstron oreksin e madh te nje qeverie grykese qe po e fut doren gjithnje e me teper ne xhepat e qytetareve te varfer shqiptare". Sipas tij, te tatosh me 10% cdo shitje banese apo trualli, madje dhe ne rastin e dhurimit, eshte nje cinizem i madh.
Vasili
"PS eshte shnderruar praktikisht ne nje viktime dhe shtojce te Berishes persa i takon rolit te saj ne reformen zgjedhore, sepse e konsideron ate pra Berishen, manipuluesin dhe vjedhesin e votes se socialisteve, si partnerin e saj strategjik dhe te patjetersueshem ne procesin e reformes zgjedhore". Keshtu u shpreh dje Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili gjate nje komunikimi me mediat, duke vijuar ne kete menyre akuzat ndaj lidershipit te selise roze. Por nderkohe, Vasili akuzoi ashper dhe kreun e ekzekutivit duke theksuar se "LSI nuk ka pasur dhe nuk ka asnje iluzion se pas bllokimit te reformes zgjedhore qendron se pari vete Berisha i cili eshte me o painteresuari per zgjedhje te ndershme e te lira". Sipas tij, ndahet plotesisht me ata vjedhin voten e qe sillen si diktatore ne partite e tyre.