E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet, ligj te ri me gjoba te reja

Blerina Hoxha
Marredheniet ndermjet biznesit dhe tatimeve tashme jane te sanksionuara ne nje projektligj te ri, i cili u prezantua dje nga ministri i Financave ne qeveri. Paketa e re ligjore e procedurave tatimore, nder te tjera shoqerohet me gjoba deri ne ndjekje penale bdaj subjekteve te biznesit, te cilat nuk i binden ligjit.
Sipas projektligjit te ri, gjobat e vendosura per shkelje tatimore administrative mund te hiqen ne rrethana te jashtezakonshme vetem kur moszbatimi i legjislacionit tatimor eshte shkaktuar nga fatkeqesi natyrore, sic mund te jete vdekja, ose nje semundje e rende e tatimpaguesit.
Ne kete projektligj jane percaktuar edhe kundervajtjet administrative, te kryera nga biznesi, ku mosrespektimi i detyrimit per regjistrim denohet me gjobe te barabarte me 75000 leke, ndersa mosrespektimi i detyrimit per perditesimin e te dhenave te regjistrave denohet me gjobe 50000 leke. Ne rast te mosdeklarimit ne afat, tatimpaguesi denohet me gjobe 10000 leke. Kundervajtje konsiderohet edhe mosperdorimi i pajisjeve fiskale. Tatimpaguesit, persona juridike, denohen me gjobe nga 20000-100000 leke, nese nuk instalojne dhe perdorin pajisjen fiskale per regjistrimin e pagesave me pará ne dore, nuk leshojne kuponin tatimor per qarkullimin e realizuar te mallrave apo sherbimit, nuk bejne fature per qarkullimin e mallit.
Dhoma Amerikane ne analizen qe i ka bere formulimit te projektligjit te ri, ka dale me konkluzionin se, pas dhjete vjetesh te zbatimit te ligjit per procedurat tatimore do te ishte me mire te kishim nje Kod te Procedurave Tatimore, sesa nje ligj te procedurave tatimore. Sipas eksperteve te Dhomes Amerikane, ligji duhet te kete te trupezuara me mire te gjitha direktivat e OECD ne lidhje me percaktimet me te qarta, qe kane te bejne me marredheniet me taksapaguesit, aksesin qe taksapaguesit duhet te kene me autoritetet, natyren e sherbimit me shume sesa thjesht mbledhjen e taksave.
Ligji aktual per procedurat tatimore, i miratuar ne vitin 1998, ka pesuar ndryshime te pervitshme dhe shpeshhere jo koherente, te cilat e bejne ate jo te pershtatshem per perdorim. Nga ajo periudhe deri me sot jane bere ndryshime te medha ne standardet e ndryshme, qe kane miratuar organizmat nderkombetare, lidhur me transparencen fiskale, permiresimin e klimes ndaj biznesi, luften kunder korrupsionit dhe evazionit, te cilat e bene te domosdoshem hartimin e nje ligji te ri. Drafti ne fjale eshte fryt i konsultave te zgjeruara me FMN, Komisionin e BE-se, GTZ-ne dhe diskutimeve te gjera me grupet e interesit, duke reflektuar verejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ai eshte diskutuar ne menyre publike me komunitetin e biznesit, ku jane dhene edhe verejtjet perkatese, te cilat jane analizuar nga grupi i eksperteve te perbashket dhe jane reflektuar ne draftin perfundimtar. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpjeguan se drafti merr ne konsiderate realitetin shqiptar ne perputhje me standardet dhe rekomandimet qe kane bere organizmat nderkombetare, per te rritur transparencen dhe per te menjanuar evazionin dhe informalitetin, dukuri qe ende ekzistojne ne ekonomine shqiptare.

Te reformohet neni i gjobes
Dhoma Amerikane e Tregtise e konsideron shume te nevojshme funksionimin e Komisionit te Apelimit ne Ministrine e Financave deri ne momentin kur do te filloje nga funksioni Gjykata Administrative. Komisioni i Apelimit ne ministri duhet te ekzistoje per te mos krijuar nje vakuum deri ne hapin tjeter te hapjes se gjykates, jane shprehur burimet zyrtare ne Dhomen Amerikane te Tregtise. Sipas tyre, eshte shume i rendesishem nje rregullim i nenit 138, i cili ka lidhje me ligjin e "Gjobave". Pasi eshte teper e rendesishme qe biznesit t'i lihet e drejta e apelimit, duke lene nderkohe nje garanci bankare, ose forma te tjera garancie karshi autoriteteve tatimore. Biznesit nuk mund t'i kerkohet te paguaje 15 per qind te gjobes perpara se te shkoje per apelim.

Ligji formalizon biznesin
Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke folur per domosdoshmerine e zbatimit te ketij projektligji, u shpreh se, drafti ka disa permiresime, sidomos ne percaktimin e qarte te te drejtave dhe detyrimeve te organeve tatimore, duke percaktuar qarte statusin dhe raportet, administrate-tatimpagues. Nepermjet ketij projektligji, vijoi me tej Bode, synohet pakesimi i informalitetit, si dhe zbatimi i konkurrences se lire ne treg. Konfindustria kerkoi zbatimin e ligjit per formalizimin e biznesit te vogel nepermjet sistemit te kasave dhe TVSH, krijimin e Gjykatave Administrative per ceshtjet e biznesit, sipas standardeve te BE, si dhe thjeshtimin e shpejte e te plote te sistemit tatimor te sotem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›