Apelimi bie, ngrihet Gjykata Administrative
Ligji i procedurave tatimore parashikon shkrirjen Komisionit te Apelimit ne Tatime. Aktualisht te gjitha ankesat e biznesit per procedurat tatimore, tatimet dhe taksat jane shqyrtuar para se te shkojne ne gjykate nga nje komision i posacem apelimi ne Ministrine e Financave. Ligji i ri e pushon se funksionuari kete strukture. Krijimi i Gjykates Administrative do te ushtroje funksionet e struktures se apelimit. Ashtu si ne te gjithe boten te gjitha mosmarreveshjet administrative ndermjet paleve duhet te zgjidhen nga Gjykata. Kjo e fundit do te vendose lidhur me ankesat kunder akteve administrative, te miratuara nga organe shteterore, fonde, ndermarrje, institucione, organizata dhe bashkesi dhe shoqata te qytetareve.