E Diel, 1 Nëntor 2026

Neritan Ceka feston 70-tё vjetorin e lindjes

Arkeologu dhe politikani i njohur Neritan Ceka festoi midis miqve, shokёve dhe kolegёve 70 vjetorin e tij tё lindjes nё ambjentet e Akademisё sё Shkencave.

Tё pranishmit qё morёn fjalёn nё kёtё aktivitet vlerёsuan kontributin e çmuar qё ka dhёnё Profesor Neritan Ceka nё shumё fusha, por nё vecanti nё atё tё arkeologjisё. Drejtori i Monumenteve tё Kulturёs Apolon Bace pёr krijimtarinё e Cekёs u shpreh se botimet e tij shkencore janё fondamentale pёr arkeologjinё shqiptare.
 

E ndërsa arkeologu Skender Muco theksoi se veprat e Cekës i shërbejnë jo vetë arkeologeve por edhe të apasionuarve për arkeologjinë.
 

Nё karrierёn e tij tё gjatё, Ceka ka botuar disa libra ku mund tё pёrmendim Arkeologjia,Greqia, Roma, Iliria, botuar nё vitin 1994, Ilirёt 2001, Butrinti, 2001, Apolonia e Ilirisё.

Ai gjithashtu ka botuar njё numёr tё madh artikujsh shkencorё mbi kёrkimet e tij arkeologjike. Pёrgjatё vitit 1985-1990, ai ka qenё shef i Departamentit tё Arkitekturёs nё Institutin Arkeologjik, ndёrsa nё vitet 1990-1993 Ceka ka drejtuar Institutin Arkeologjik.

Ai vazhdon tё japё njё kontribut tё çmuar edhe nё politikёn shqiptare qё prej vitit 1991. Ceka prej vitesh ёshtё lideri i partisё “Aleanca Demokratike e Shqipёrisё”.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›