E Diel, 1 Nëntor 2026

8 dhjetori, dita që i solli lirinë Shqipërisë

8 dhjetor 1990, një ditë e ftohtë dhe e zymtë dimri, do të shënonte në Qytetin Studenti nisjen e lëvizjes studentore si shprehje pakënaqësie ndaj regjimit komunist dhe bëmat e këqija dhe mjerimin e tejskajshëm që ky sistem i kalbur qeverisës i kishte sjellë këtij vendi. Nën udhëheqjen e liderit të Demokracisë Azem Hajdari, do ti thuhej “stop” mjerimit, vuajtjeve dhe shtypjes së shqiptarëve për më shumë se 45 vite.    TIRANE - Plot 18 vjet më parë, më 8 dhjetor të vitit 1990, atëherë kur klika komuniste në Shqipëri po shkonte drejt rrënimit të plotë, do të lindte në Qytetin Studenti, lëvizja studentore, që në një ditë të ftohtë dimri, morën në dorë iniciativën për t’iu kundërvënë regjimit të kalbur të komunizmit. Kur kishin kaluar më se 45 vjet që Shqipëria vuante e nënshtruar nga qarqet Staliniste dhe Titiste me influencë të drejtpërdrejtë te Hitleri i pas Luftës së Dytë Botërore Enver Hoxha, ashtu si edhe në pjesën më të madhe të shteteve të bllokut lindor, vitet ‘89-’90, i dhanë shtyrjen përfundimtare sistemit të kalbur komunist që qeveriste vendin dhe u hodhën bazat e para të lindjes së demokracisë edhe në Shqipëri. Dalja në skenën politike të Partisë Demokratike, themelimi i së cilës daton 12 dhjetorin, pikërisht 4 ditë pas revoltave të studentëve, duke i dhënë fund ëndrrës së disa muajve më parë të Partisë së Punës për të përdorur “shoqatat” si subjekte elektorale, të cilat u sajuan për të mashtruar perëndimin se në Shqipëri ka pluralizëm politik partiak. Programi minimal i Partisë Demokratike në atë kohë, i shpallur në mitingun madhështor të realizuar në Qytetin Studenti, kërkoi haptazi legalizimin e Partisë Demokratike si forcë politike në vend dhe pjesëmarrëse në zgjedhje dhe njëherazi krijimi i kushteve të duhura për zgjedhjet e reja. Vitet e errëta të ’90-ës u shoqëruan përmes dhunës dhe terrorit të forcave komuniste, që tentonin të zbatonin urdhrat e Beogradit dhe Moskës, për të mos lejuar shembjen e sistemit të kalbur qeverisës, atë komunist, duke përdorur dhunën masive ndaj qytetarëve dhe studentëve demonstrues. Qëndresa e parë do të shënohej në dalje të Qytetit Studenti, kur Presidenti i asaj kohe, byroisti komunist Ramiz Alia, që kishte rënë në dorë të Millosheviçit atë kohë, do të urdhëronte nëpërmjet hispanikëve dhe shërbëtorëve të thekur të tij, të ndaleshin studentët dhe demonstratat masive të popullsisë në masë edhe nëpërmjet përdorimit të dhunës. Por, megjithatë, ky ishte dështimi i parë i kalbësisë së qeverisë komuniste që po shkonte dita-ditës drejt rrënimit përfundimtar dhe që ende mbante peng vendin dhe të ardhmen e të rinjve vizionarë, për ndërtimin dhe kthimin e Shqipërisë me fytyrë nga Evropa e zhvilluar perëndimore.     Data 8 dhjetor e vitit 1990, do të mbahet mend gjatë, do të kujtohet gjithmonë (duke u pajtuar këtu edhe me mendimin e kryeministrit Berisha) si ditëlindja e lirive të shqiptarëve, si ditëlindja e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›