E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Pukë- Fushë Arrëz, dy të plagosur

Aksident automobilistik në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, në orët e para të mëngjesit, por fatmirësisht pa viktima. Një makinë me targa të Kukësit, ka rënë nga një urë në momentin kur ishte duke udhëtuar nga Kukësi për në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Fushë Arrës.
Zëdhënësja e policisë së Shkodrës, bëri të ditur se makina me targa të Kukësit ka rënë nga një urë, duke shkaktuar plagosjen e shoferit të automjetit, si dhe të pasagjerit. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›