Aksidentohen dy emigrant në autostradën Tiranë-Shkodër
Dy të rinj nga Shkodra, që prej disa vitesh jetonin dhe punonin në Itali, u aksidentuan rëndë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një mur rrethues në rrugën kombëtare Tiranë-Shkodër. Aksidenti me pasojë plagosjen e shtetasit Arianit Jaku dhe Redi Gjekaj, përkatësisht 28 dhe 31 vjeç, ndodhi në vendin e quajtur “Melgushë” të komunës Bushat (Shkodër). Burime të policisë lokale që shkuan në vendngjarje thane për nxjerrjen e dy të rinjve nga automjeti, ky i fundit është prerë në pjesë të ndryshme. “Automjeti kishte pësuar dëmtime të mëdha nga goditja, aq sa ishte palosur”, sqaruan burimet e policisë, e cila bazuar në hetimet e para, ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe. Burime nga spitali rajonal i Shkodrës thanë se gjendja e dy të aksidenturëve vazhdon të paraqitet e rëndë....