Vlera e shkëmbimeve tregtare në shërbime arrin në 2.3 miliardë euro

Shkëmbimet tregtare në shërbime, prej fillimit të këtij viti, vlerësohen në rreth 2.3 miliard euro, me një rritje vjetore prej 10 përqind kundrejt vitit të kaluar, bënë të ditur burime të Bankës së Shqipërisë. Sipas këtyre burimeve, shërbimet e përfituara dhe të ofruara në kategorinë "udhëtime", vazhdojnë të kenë kontributin kryesor në sektorin e shërbimeve në Shqipëri, përkatësisht me 78 për qind të të ardhurave dhe 72 për qind të shpenzimeve për periudhën 9-mujore, janar-shtator 2008....