8 dite e zhdukur, gjendet ne Fier adoleshentja
TIRANE- është gjetur në Fier adoleshentja nga Paskuqani i Tiranës e cila rezultonte e humbur prej 8 ditësh. Erlinda Mulla, ende pa mbushur 17 – vjece, ishte larguar nga banesa të premten e kaluar për të blerë një pako me “aspirina” dhe nuk ishti kthyer më. Tine Picaku, vjehrra e vajzës dhe Flamure Mulla, e ëma, denoncuan zhdukjen e mistershme në polici.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia e Tiranës informoi se pas hetimeve kishin arritur të kontaktonin me vajzën rreth orës 03.00 të mëngjesit të së shtunës.
Sipas të dhënave të para vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga banesa. Policia thotë se vajza ishte shoqëruar nga një person tjetër i cili është marrë në pyetje nga policia.
Adoleshentja ishte e martuar dhe bashkëshorti i saj jetonte në Itali. Mësohet se gjatë hetimeve policia e Tiranës kishte marrë në pyetje familjarë, të afërm, por edhe të njohur të adoleshentes. GSH shkruante sot se policia ishte fokusuar në hetime për një histori dashurie të vajzës së martuar në një moshë “ende të papjekur”. Nga hetimet është mësuar se vajza, e cila pas martesës jetonte në shtëpinë e prindërve të të shoqit, kishte edhe një celular që e mbante fshehurazi.
(s.g/BalkanWeb)