E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre aksidente ne akset nacionale, 4 te plagosur

TIRANE- Tre aksidente me pasojë 4 të plagosur kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në akset kombëtare shqiptare. Aksidenti i parë është shënuar në qytetin e Durrësit ndërsa dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër
Aksidenti i parë
Dy persona, një burrë dhe grua që udhëtonin nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit janë plagosur rëndë mëngjesin e sotëm kur automjeti i tyre është përplasur më një nga shtyllat metalike të urave për këmbësorë, afër mbikalimit të Shkozetit,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.20, kur automjeti me targë angleze CF 04 HSY është përplasur me urën e këmbësorëve dhe ka shpërthyer në flakë.
Sipas policisë të aksidentuarit janë dërguar përkatësisht në spitalin ushtarak të Tiranës dhe në spitalin rajonal të Durrësit, ku po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Deri tani njihet vetëm identiteti i drejtuesit të automjetit. Ai është M. Jella, 35 vjeç nga Dibra, ndërsa mbetet ende i panjohur identiteti i gruas që e shoqëronte. Sipas hetimeve paraprake, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
Aksidentet e tjera
Dy aksidente të njepasnjëshme me pasojë plagosjen e dy personave kanë ndodhur sot paradite në aksin Lezhë- Shkodër. Ne aksidentin e parë në aferi te Lumit Mat një kamion me targa Shkodre me drejtues Xhovalin Barbullushin eshte perplasur me makine tip Land Rover me targa greke. Si pasoje e parakalimit te gabuar jane plagosur drejtuesit e dy automjeteve Xhovalin Barbullushi dhe Landi Gila. Aksidenti tjeter ka ndodhur po ne kete aks te vendi i quajtur kryqezimi i rruges se Kosoves. Nje kamion ka goditur nje furgon por fatmiresisht nga ky aksident nuk ka pasur te lenduar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›