8 kilogram drogë kapen në kufirin e Preshevës

Në vendkalimin kufitar të Preshevës, policia sot ka konfiskuar 8 kilogram drogë, në një kaminetë me targa gjermane që drejtohej nga një shtetasi gjerman (R.K.E). Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet doganore nga departamenti anti-drogë, transmeton “Presheva Jonë”.
Qytetari nga Gjermania (30 vjeçar) i cili po kthehej nga pushimet në Greqi kishte deklaruar se nuk ka asgjë për të deklaruar. Por nga kontrolli doganor, policia ka gjetur në pjesën e pasme të furgonit 9 pako drogë (të llojit marihuanë).
Policia pas arrestimit i kanë dhëne paraburgim 48 orë . I dyshuari u dorëzua organeve operative të veprimit Policisë Kufitare Rajonale në Maqedoni. /Indeksonline/