E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet xhamia historike në Alepo

Minareja e një xhamie historike në Alepo të Sirisë, është shkatërruar.

Xhamia që daton nga shekulli 12 dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s, ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra për muaj të tërë dhe ka pësuar tashmë dëmtime të shumta.

Kryengritësit rebelë dhe ushtarët qeveritarë kanë akuzuar njëri-tjetin për sulmet ndaj xhamisë.

Siria është përfshirë nga lufta civile qysh në mars të vitit 2011. Rreth 70,000 njerëz vlerësohet të kenë humbur jetën në luftime./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›