E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjës as Marrëveshja s’ia ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Spanja ka përsëritur edhe nëpërmjet kryeministrit të saj, Mariano Rajoy, se nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës, as pas marrëveshjes Kosovë - Serbi.

Megjithatë, Rajoy ka lënë të kuptohet se Madridi do të jetë konstruktiv në rrugën evropiane të Kosovës. “Dua të them se ne kemi një pozicion për këtë çështje. E kemi tash e disa vjet dhe është një qëndrim i Qeverisë që nuk ndryshon, do të thotë ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, sepse Spanja nuk beson në shpalljet e njëanshme të pavarësisë, citon ktv atë.

Logjikisht, ne mund të përkrahim gjithçka që shkon në favor të mirëqenies së banorëve atje, por ne nuk e kemi ndërmend ta njohim pavarësinë e Kosovës, edhe pse respektojmë opinione të tjera të ndryshme”, ka thënë Rajoy.

Mirëkuptues për qëndrimin e Spanjës është Komisioniari për Zgjerim, Stefan Fule. Pas një takimi me Ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Fule pohoi se vendimin e merr vetë Spanja, por po shkohet drejt konsensusit të përgjithshëm për Kosovën në BE.

E, ministrja Çitaku tha se Spanja nuk ka asnjë arsye për mosnjohje, porse nuk sheh as bllokim nga ajo. Çitaku është shprehur optimiste se vendimi i shteteve anëtare për fillimin e negociatave të MSA në qershor të këtij viti do të jetë një vendim pozitiv./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›