E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshi ta kidnapojë një femër të mitur, pranga gjakovarit

Një femër e mitur për pak i ka shpëtuar një kidnapimi dje në Gjakovë. I dyshuari ka përfunduar në pranga, përderisa shkaqet e tentim kidnapimit ende nuk dihen.

Policia bënë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, për të cilin rast është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti për shkaqe të pa njohura fillimisht ka tentuar ta rrëmbej një femër të mitur e më pas, me veturën e tij e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervenimit policor i dyshuari është ndaluar dhe më pastaj me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. Me rastin po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Gjakovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›