8 maji, Meta takon kreun e vëzhguesve të ODIHR
TIRANE- Kreu i vëzhguesve të ODIHR-it, Jonathan Stonestreet ka zhvilluar sot nje takim me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. Domosdoshmeria e vezhguesve te huaj ne keto zgjedhje dhe standardet e larta qe priten ne kete proces kane qene ne qender te diskutimit mes tyre.
Kreu i LSI-se, Meta ka deklaruar se forca qe perfaqeson e cileson shume te rendesishem pranine e vezhguesve te huaj per monitorimin dhe vezhgimin e zgjedhjeve te 8 majit. Sipas tij, prania e tyre, madje sa me shume te jene do te ndikoje pozitivisht per transparencën e procesit.
Ne prezantimin e tyre te pare, Stonestreet ka garantuar paanshmeri gjate procesit te vezhgimit, duke raportuar hollesisht dhe vetem ate qe vezhguesit do te shohin gjate punes se tyre ne terren, pa u ndikuar nga asgje dhe askush.