Durrës, firmoset peticioni kundër regjistrimit
DURRËS- Aleanca Kuq e Zi me peticionin kundër regjistrimit mbi baza etnike e fetare ka mbërritur në Durrës. Në Amfiteatrin e qytetit është shpalosur një flamur gjigand për ti dhënë tonet e duhura patriotike një nisme që tashmë ka shëtitur thuajse në gjithë vendin, duke marrë andej mbështetjen e shumë njerëzve. Në mbështetje të peticionit janë rreshtuar sot shumë artistë e qytetarë të tjerë të mbledhur bashkë në amfiteatrin e lashtë.
Përfaqësuesit e Aleancës kanë bërë thirrje për mbështetje në mbrojtje të komëbsisë dhe identitetit. Tre mijë vjet kombësi nuk mund të ndryshohen për 300 euro- kanë thënë përfaqësues të aleancës, duke iu referuar ndryshimit të kombësisë që bëhet nisur nga joshja me pensionin prej 300 eurosh. Sipas tyre, në vend janë rreth 20 mijë persona që marrin një pension të tillë.
Ata kanë shprehur vendosmërinë për të shpënë deri në fund aksionin e nisur, mbledhjen e firmave të nevojshme dhe mandej dërgimin e peticionit në instutucionet më të larta, Presidencë, Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministri dhe në gjitha përfaqësitë diplomatike akredituar në vendin tonë.