Zgjedhjet, kreu i vëzhguesve të ODIHR-it takon Metën

Kreu i vëzhguesve të ODIHR-it të cilët do të monitorojnë zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e LSI-së Ilir Meta.
Në takim është diskutuar për fushatën zgjedhore në vend ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar më shumë vëzhgues për të bërë të mundur transparencën e zgjedhjeve të 8 majit.
Kreu i LSI-së Meta i ka cilësuar incidentet paraelektorale si shpifje dhe fabrikim për të dëmtuar procesin zgjedhor.
“Jemi të angazhuar për një proces zgjedhor qytetar dhe të ndershëm. Vetëm një palë ka interes që procesi të dëmtohet” theksoi Meta.
Ashtu si në zgjedhjet parlamentare, edhe këtë herë do të jenë rreth 450 vëzhgues që do të merren me përgatitjen e infrastrukturës së zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre më 8 maj.
Ndërsa ditën e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, që do të monitorojnë nga afër mbarëvajtjen e procesit.
Ndërkohë gjithashtu në Tiranë kanë mbërritur edhe një delegacionin i Këshillit të Europës i cili po monitoron situatën parazgjedhore në Shqipëri. Gjatë ditë së djeshme delegacioni i KiE-së u takua me kryetarin e KQZ-së Arben Ristani dhe me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinato.