E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, në Turqi për Samitin e 14-të Euro-Aziatik

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ndodhet për një vizitë dy ditore në Turqi, në krye të një delegacioni, ku do të jetë pjesë e punimeve të Samitit të 14-të Euro-Aziatik, që do të zhvillohet në Stamboll. Sipas axhendës zyrtare, në ditën e parë të vizitës, kreu i shtetit do të ndjekë punimet e Samitit, tema kryesore e të cilit përqendrohen në Euro-Azia, 20 vjet më vonë 1991-2011 dhe ku do të diskutohet edhe për nëntema si Bashkëpunimi rajonal dhe çështjet energjitike; Energjia bërthamore; Projektimet e ardhshme; Lufta kundër terrorizmit global.

Ne ditën e dytë Topi do të mbajë një fjalim në seancën mbi: Njeriun e mprehtë dhe bashkëkohor. Fitimet dhe humbjet e njëzet viteve të fundit ku do të flasë për Arritjet e Shqipërisë pas formimit të shtetit të pavarur.

Sipas Presidencës bëhet me dije se gjatë punimeve të këtij të Samitit të rëndësishëm ekonomiko-politik, Presidenti Topi pritet të takohet me homologë të tjerë nga rajoni si me Presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov dhe atë të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me personalitete të ndryshme pjesëmarrëse dhe në axhendën e Kryetarit të Shtetit shqiptar parashikohet gjithashtu edhe një vizitë e veçantë në Bashkinë e Bajram Pashasë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›