E Diel, 1 Nëntor 2026

8 maji Patozi Ne zgjedhje edhe pa opoziten

Partia Demokratike nis sot perzgjedhjen e kandidaturave me te cilat do hyje ne zgjedhjet e 8 majit zgjedhje qe sipas kryetarit te grupit parlamentar te kesaj partie Astrit Patozi do te mbahen pavaresisht vendimeve te socialisteve. Te mos e kthejme per asnje cast koken te kundershtaret tane politike. Jo se nuk kemi respekt per ta porse mendojme qe nuk kemi asnje minute per te humbur per te numeruar autobuset e tyre qe i nisin nje here ne jave apo nje here ne dy jave drejt Tiranes. Nese duan te vijne na kane perballe. Ne rast se jo eshte zgjedhja e tyre eshte problemi i tyre. Partia Demokratike e gjithe makina e saj elektorale eshte tashme qe nga kjo dite e deri me 8 maj ne funksion te suksesit tone ne zgjedhjet vendore - deklaroi Patozi ne mbledhjen e kryesise se Partise Demokratike ne Vlore. Ai shtoi se demokratet e quajne normale situaten qe i paraprin zgjedhjeve lokale pavaresisht asaj cka ndodhi ne 21 janar. Keto zgjedhje po mbahen ne nje atmosfere normale ne mbare vendin pavaresisht plages qe la pas 21 janari - vijoi Patozi. Demokratet kane nisur nderkohe ne Tirane fushaten e re zgjedhore per kreun e ri te bashkise me te madhe ne vend. Pikerisht per organizimin e fushates se 8 majit u te shtunen kryesia e PD-se se Tiranes e cila mesohet se ka krijuar grupet e punes per 11 njesite bashkiake dhe procedurat qe do te ndiqen per perzgjedhjen e kandidaturave sa me perfaqesuese per zgjedhjet vendore. Burime prane mbledhjes se kryesise se demokrateve bene te ditur per gazeten se ne krye te grupeve te punes jane deputetet e qarkut te Tiranes perfshire edhe zevendesministra dhe figura te tjera intelektuale prane Partise Demokratike. Pikerisht grupet e punes do te drejtohen nga Lulzim Basha Aldo Bumci Bujar Nishani Majlinda Bregu Rajmonda Bulku Gerti Bogdani Gent Strazimiri Ilir Rusmali Tritan Shehu Lajla Pernaska Myqerem Tafaj Florion Mima Viktor Gumi dhe Arben Imami. Behet gjithashtu e ditur se brenda pak ditesh keto grupe do te ngrene shtabet elektorale si dhe zyrat elektorale per cdo njesi zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›