E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i Metes dhe Priftit sot pritet diskutimi i kerkeses

Keshilli per Mandatet dhe Imunitetit pritet te mblidhet sot per te diskutuar lidhur me nje kerkese te Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e mandatit te deputeteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Kerkesa e prokurorise se Pergjithshme eshte bere pas ekspertizes se ekspertit amerikan i ardhur ne Tirane me kerkese se prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Dy deputetet po hetohen nga prokuroria ne lidhje me nje video-pergjim ku flitet per afera korruptive ne lidhje me dhenien e lejeve per koncesionet e hidrocentraleve. Videoja u transmetua jave me pare cka shkaktoi edhe dhenien e doreheqjes se Metes nga postet qeveritare si nga zevendeskryeministri dhe posti i ministrit te Ekonomise. Nderkohe ish-kryeministri Ilir Meta ka deklaruar se mbetet i hapur per tu hetuar ne lidhje me video-pergjimin teksa ka nenvizuar se i ka kerkuar kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli qe te pershpejtonte heqjen e imunitetit pa procedura parlamentare.

Per te pershpejtuar procesin hetimor ne lidhje me akuzat ndaj personit tim. Duke qene se kam kerkuar pershpejtimin e ketij procesi me qellim i kerkoj zonjen Topalli dhe i kam derguar edhe nje leter me shkrim qe te autorizoje menjehere heqjen e imunitetit pa procedura parlamentare me qellim te Prokuroria te mos kete pengesa - ka pohuar Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›