E Shtunë, 31 Tetor 2026

“8 maji, fitorja me e madhe ne dy dekada” Rozeta Rapushi

Koalicioni “Aleanca per Qytetarin”, doli nga zgjedhjet e 8 majit, si koalicioni me i fuqishem qe vendi ka njohur qe nga viti 1992. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha para deputeteve te grupit parlamentar demokrat, ku vleresoi fitoren ne zgjedhjet lokale dhe rezultatet e koalicionit qe ai drejton. Kreu i qeverise, e cilesoi si nje leksion edhe vendimin perfundimtar te Kolegjit Zgjedhor per opoziten, duke mos ngurruar qe te ftoje kreun socialist, Edi Rama, te bashkepunoje tashme per realizimin e reformes zgjedhore. “Koalicioni “Aleanca per Qytetarin” doli nga keto zgjedhje si koalicioni me i fuqishem elektoral qe vendi ka njohur qe nga viti 1992. Qytetaret shqiptare, ne te kater anet e vendit, votuan me rezultatin me te thelle se ne te gjitha garat elektorale koalicionin qe mori 140 mije vota me shume se koalicioni tjeter, mori 17 per qind vota me shume se koalicioni rival opozitar. Ky eshte rezultati me i thelle, me shumeplanesh, qe nje koalicion ka marre ne zgjedhjet elektorale te ketij vendi ndonjehere, por nga me te thellet edhe ne Evrope”, u shpreh kryeministri. Berisha permendi faktin se pas dates 8 maj per rezultatet ne mbare vendin, pervec Tiranes, nuk pati asnje kundershti ne teresi. Dhe madje shtoi faktin se kryetari i opozites pothuajse cdo dite paraqiste yjet e fitores se tij neper bashki dhe komuna, si Burrelin, Kavajen, Lacin, Durresin, etj dhe askush nuk kishte asnje verejtje. “Me vone pati zhvillime dramatike dhe qendrime te papranueshme nga ana e opozites. U kerkua me cdo kusht qe te zevendesohet vota me forcen, me dhunen. Natyrisht, ne qendruam. Keto zgjedhje jane zgjedhje te historise, sepse Kolegji Zgjedhor i vendit ka pasuruar ne nje menyre thelbesore doktrinen elektorale shqiptare me vendimet e tij. Kolegji, me vendimin e trete, mbrojti ne menyren me dinjitoze sistemin zgjedhor te vendit”, theksoi kryeministri. Sipas tij se bashku me Ramen, u vu ne Kodin Zgjedhor fakti qe nuk ekziston mundesia e rivendosjes ne afat te ceshtjeve. Nuk ekziston, pasi po te ekzistonte vetem kjo mundesi, do te perdorej teknikisht per te zvarritur dhe fragmentuar procesin. “Kolegji me vendimin e tij te fundit percaktoi se askush nuk mund te shkele afatet ligjore te percaktuara per paraqitjen e ankesave ne sistemin e ankimimit. Duhet te jem i sinqerte, i dha nje leksion te forte zotit Rama, por edhe te gjithe politikaneve. Ndaj dhe me vendimin e trete Kolegji Zgjedhor i dha nje leksion shume te forte, ne rastin konkret ekipit qe drejtoi ankimimet e Partise Socialiste”, theksoi ai. Ne kete kuader, Berisha ftoi kundershtarin e tij politik, qe ne interesin e tij me te mire, por edhe te vendit, te fillojme sa me shpejte reformen zgjedhore por edhe ligjet qe kerkojne 3/5 e votave ne Kuvend. “Ftoj zotin Rama te shqyrtoje bashkerisht ligjet me 3/5 qe presin votimin dhe mbetemi te hapur te mirepresim cdo amendament qe Partia Socialiste do paraqese. PS i ka te gjitha potencialet per te dhene kontributin qe i takon, per te mos perdorur bllokimin per votimin”, u shpreh kryeministri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›