E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video e Priftit, Gjykata e Larte rrezon Prokurorine Klodiana Kotorri

Gjykata e Larte rrezoi dje Prokurorine lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta. Pas 3 kerkesave te pales mbrojtese drejtuar Prokurorise, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vendosi mospranimin si prove te dy akteve te ekspertimit te organit te akuzes lidhur me autenticitetin e videos Meta-Prifti dhe saktesine e disedes se regjistruar mes tyre. Pasi u terhoq per te marre vendim lidhur me kerkesat paraprake te paraqitura nga akuza dhe mbrojtesit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne vendimin e tij te ndermjetem, argumentoi se asnjeri prej ketyre akteve te ekspertimit nuk eshte kryer ne formen e kerkuar nga ligji. Pas ketij vendimi te gjykates ka reaguar avokati i kreut te LSI-se, Ilir Meta, duke deklaruar se rrezimi nga ana e gjykates i veprimeve te prokurorise deshmon per njeanshmeri te ketyre hetimeve. “Sot, mbrojtja e z. Meta konfirmoi ligjerisht nje sukses te paralajmeruar nepermjet vendimit te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte . Ky kolegj ne vendimin e tij te dhene ne seancen gjyqesore te zhvilluar sot vendosi te pranoje dy kerkesat e mbrojtjes se z. Meta, qe ceshtja te mos pushohet per shkak te tejkalimit te afatit te hetimit dhe per shkak te kryerjes se veprimeve hetimore ndaj nje personi me imunitet” u shpreh avokati i Metes, i cili shtoi se kerkesa i eshte drejtuar ne tre raste edhe Prokurorise se Pergjithshme dhe Prokurores se Pergjithshme dhe rezulton se ne te tria rastet pergjigja ka qene negative. Nderkohe qe ashtu sic kishte kerkuar Ilir Meta, Kolegji Penal i Gjykates se Larte kerkoi gjykimin e plote te ceshtjes pa qene nevoja e pushimit te ceshtjes per shkak te pavlefshmerise se hetimeve dhe tejkalimeve te afateve proceduriale. “Kolegji Penal vendosi rrezimin e kerkeses paraprake per pushimin e gjykimit te procedimit penal nr.1 te vitit 2011 te Prokurorise se Pergjithshme per shkak se ndjekja penale nuk duhet te fillonte, me arsyetimin se, nuk rezulton qe nga momenti i rregjistrimit te ketij procedimi nga ana e Prokurorise se Pergjithshme, pra nga data 24.01.2011, te jene kryer veprime qe nuk lejohen sipas dispozitave proceduriale penale ne ngarkim te personit me imunitet” thuhej ne vendimin e Gjykates se Larte e cila shtoi se eshte vendosur rrezimi i kerkeses paraprake per pavlefshmeri dhe paperdorshmeri te veprimeve hetimore te kryera dhe provave te marra pas dates 12.04.2011 deri ne daten 09.05.2011, si te kryera jashte afateve proceduriale,me arsyetimin se, afati i zhvillimit te hetimeve paraprake ndaj te pandehurit Ilir Meta ka filluar ne daten 09.02.2011 kur emri i tij eshte rregjistruar ne rregjistrin e njoftimit te vepres penale ne cilesine e personit qe i atribuohet vepra penale sikurse parashikon pika 1 e nenit 323 te Kodit te Procedures Penale.

Deklarata e avokateve:

Sot mbrojtja e z.Meta konfirmoi ligjerisht nje sukses te paralajmeruar nepermjet vendimit te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Ky kolegj ne vendimin e tij te dhene ne seancen gjyqesore te zhvilluar sot vendosi te pranoje dy kerkesat e mbrojtjes se z.Meta, qe ceshtja te mos pushohet per shkak te tejkalimit te afatit te hetimit dhe per shkak te kryerjes se veprimeve hetimore ndaj nje personi me imunitet. Kerkesa keto me karakter procedural. Njekohesisht mbrojtja me kerkesat paraprake te paraqitura ne seancen e dates 26.06.2011 ka kerkuar qe aktet e ekspertimit te kryera ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Angli te deklaroheshin te pavlefshme per shkak se ato ishin kryer ne shkelje te ligjit.

Kjo kerkese i eshte drejtuar ne tre raste edhe Prokurorise se Pergjithshem dhe Prokurores se Pergjithshme dhe na rezulton se ne te tria rastet pergjigja ka qene negative. Vendimi i Kolegjit Penal i Gjykates se Larte konfirmoi drejtesine e pretendimeve tona nga njera ane dhe nga ana tjeter shkeljet e vazhdueshme te ligjit te kryera nga ana e organit te akuzes. Kerkesa per provat materiale per tu deklaruar te paperdorshme Kolegji Penal vendosi qe te shprehej ne nje faze tjeter te shqyrtimit gjyqesor. Nepermjet pranimit te kerkesave tona Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka vene ne dyshim vete thelbin e ceshtjes e cila eshte e lidhur me videon dhe aktin e ekspertimit te saj. Pavlefshmeria e akteve te ekspertimit ka shkaktuar edhe nje kosto per taksapaguesit shqiptar sepse ekspertet e thirrur nga Amerika dhe nga Anglia jane paguar per veprimet qe kane kryer. Ishte ky akt ekspertimi i deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte si i pavlefshem per shkak te shkeljeve te ligjit i cili u perdor nga ana e organit te akuzes si baze per heqjen e imunitetit te z. Meta. Ky veprim deshmon qarte drejtimin politik te ketij procesi. Ne seancen e sotme ne paraqitem provat tona te cilat do te merren ne seancat e tjera gjyqesore te ketij procesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›