E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, ‘Ok’ tryezës së PD-së për zgjedhjet e 8 majit. Luan Rama: Basha do fitojë Tiranën, Edi Rama është me mandat të përkohshëm

26-03-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, për mbajtjen e një tryeze të përbashkët për të diskutuar mbi zgjedhjet lokale. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka deklaruar në një konferencë për shtyp se, bashkëpunimi për zgjedhjet është në të mirë të qytetarëve.
Rama ka vlerësuar kandidaturën e Lulzim Bashës për bashkinë e Tiranës dhe ka shprehur bindjen se koalicioni qeverisës do ta fitojë garën për kryeqytetin. “Lulzim Basha do të fitojë sepse e do Tiranën. LSI përfaqësohet me dinjitet me kandidaturën e Bashës. Ai është model i qytetarëve të Tiranës”, ka deklaruar Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›