Berisha: “Aleanca për Qytetarin” garon në 8 maj përmes një projekti madhor që vendos në qendër qytetarin

“Pas zgjedhjeve Rama do të thotë fajin e ka populli, jo Saliu”
Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Kavajë, në një nga bastionet e Partisë Demokratike, ku përuruar Qendrën e re Kulturore. Kreu i qeverisë dhe PD-së, iu ka premtuar qytetarëve të Kavajës se investimet për këtë qytet do të rriten më tej, duke pasur si prioritet vetëm interesat e banorëve dhe gjithë qytetarëve të vendit. Berisha premtoi asfaltim për çdo metër rrugë. Kryeministri Berisha, nënvizoi se “Alternativa jonë është në interes të qytetarëve dhe jo si opozita që nga njëra anë premton se interesi është ai i qytetarëve dhe në fakt, nga na tjetër interesi është për karrigen. “Kjo fushatë do shndërrohet në dialog. Ekziston një alternativë e bllokmenëve. Alternativa e bllokmenëve, është ajo e mashtrimit.”, tha Berisha. Duke i drejtuar kreut të opozitës, Edi Rama, që sipas kryeministrit mendon vetëm për karrigen e tij, Berisha theksoi : “Karriget i jep populli, jo Saliu”. Kryeministri tha se opozita do të marrë përgjigjen e merituar. “Socialistët nuk do të thonë se fajin e ka Saliu, por fajin e ka populli. Vetëm populli me anë të votës mund të lëvizë Berishën nga pushteti, pasi është populli që e mbështet”.
“Opozita po bën fushatë bazuar në shpifje. Opozita mbështetet tek alternativa e mashtrimit”. Kjo ka qënë akuza e kryeministrit Sali Berisha, në drejtim ët opozitës.
Ndërsa kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet vendore të 8 Majit janë në rrezik pasi po tentohet të manipulohen listat e zgjedhësve, Berisha i kundërvihet duke thënë se “Mubarakët” nuk i besojnë votës së lirë.