8 maji, nis hetimi i fondeve të partive
16/09/2011 KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të të zgjedhurve vendorë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi dje rezultatin zgjedhor të procesit të 8 majit, duke i dhënë fund zyrtarisht sagës së kësaj gare elektorale. Nga ana tjetër, certifikimi i zgjedhjeve i çel rrugë një tjetër procesi, atij të kontrollit të fondeve që subjektet zgjedhore kanë përdorur në procesin zgjedhor.
Debatet
Si çdo mbledhje e mëparshme e këtij komisioni, edhe ai i mesditës së djeshme është shoqëruar me replika mes përfaqësuesve të të dy kampeve politike. Pas disa debateve mes palëve, përfaqësuesit e majtë në këtë komision kanë braktisur punimet e tij. “Z. Ristani, më duhet t’iu drejtohem vetëm me mbiemër, pasi në të vërtetë ju nuk përfaqësoni më kryetarin e KQZ-së”, tha përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj, duke hapur debatin. Por kryetari Arben Ristani ka deklaruar se ai është një person që nuk i njeh institucionet, dhe për këtë e sugjeroi që deklarata të tilla t’i bëjë jashtë sallës së KQZ-së. Anëtarë të djathtë të komisionit e kanë cilësuar fyerje të institucionit deklaratën e përfaqësuesit socialist. Nuk kanë qenë të këtij mendimi gjysma tjetër e komisionerëve. “Ai flet në emër të një partie, të partive opozitare. Doni t’ia ndërpritni fjalën? Është e drejta juaj, por është një notë më shumë e keqe për këtë institucion. Do ju kërkoja ose të ndërprisni seancën e të rikthehemi, ose jepuni fjalën përfaqësuesve të PS-së. Ndiej shumë keqardhje për këtë komunikim, sepse kryetari me ligj nuk mund t`ia ndërpresë fjalën nënkryetares. Ndodhem në mënyrë të papritur në këtë mbledhje të kësaj problematike. Nuk mund të ndodhte ndryshe nga i gjithë procesi zgjedhor, këtë pasqyroi edhe kjo mbledhje e fundit e thirrur nga ju për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, u shpreh nënkryetarja Dëshira Subashi. Pas largimit të të zgjedhurve të opozitës, KQZ votoi me 4 vota aktin përfundimtar.
Kontrolli i fondeve
Kodi Zgjedhor parashikon procesin e auditimit të fondeve dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore në nenin 91 të tij. Sipas kësaj pike, jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor, KQZ-ja emëron me short një apo më
shumë ekspertë kontabël të licencuar, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, sipas këtij Kodi. KQZ-ja mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme, këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport. Mosrespektimi i rregullave nga subjektet zgjedhore apo dhuruesit, në rast se nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë.