Abuzonte seksualisht me mbesat 4 dhe 6 vjeçe, ndalohet 34-vjeçari
16/09/2011 Nëna e dy vajzave: Xhaxhai i mashtronte duke u thënë: “Tani do lozim me doktor!”
KORÇE- Pas arrestimit të babait monstër që shfrytëzonte seksualisht dy bijat e tij, njërën 10 vjeçe dhe tjetrën 8 vjeçe, një ngjarje tjetër sa e pabesueshme aq dhe rrëqethëse përfshiu qytetin e Korçës mëngjesin e së enjtes. Lajmi ishte tronditës: Mikel Zëmblaku, 34 vjeç, banues në lagjen nr.10 të Korçës, kryente vepra të turpshme me dy mbesat e tij (vajzat e vëllait), njëra 6 vjeçe dhe tjetra 4 vjeçe.
Abuzimi
Veprimet e tij ishin pikasur nga nëna e dy vajzave të mitura, por fillimisht ajo nuk kishte dashur ta besonte; kishte vënë në dijeni bashkëshortin e saj, por edhe ky i fundit e kishte konsideruar si diçka të pamundur, madje për t’i mbyllur gojën gruas së vet për këtë “çmenduri” që po sajonte kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Me kalimin e kohës, nëna e dy vajzave do të kuptonte përfundimisht se vajzat e saj shfrytëzoheshin seksualisht nga xhaxhai i tyre. Sërish do të vinte në dijeni bashkëshortin e vet, por përgjigjja nga ana e tij do të ishte gjithnjë e njëjtë: dhunë ndaj gruas për t’i mbyllur gojën, sepse sipas tij, “gjëra të tilla nuk mund të ishin të vërteta”.
E gjendur në këto kushte, nënës 26-vjeçare i ishte dashur të mbante të fshehtë atë që ndjente dhe dinte, deri sa erdhi një ditë që shënoi pamundësinë e kësaj gruaje të jetonte në një shtëpi, ku xhaxhi i dhunonte sistematikisht dy vajzat dhe askush nuk i merrte parasysh pretendimet e saj. E ndodhur në një gjendje “çmendurie”, siç u shpreh nëna e dy vajzave, “nën një tmerr që nuk kishte fund” dhe “nën ankthin e vazhdueshëm se përdhunimi i vajzave mund të ndodhte edhe ditën e nesërme”, së fundi ajo mori dy vajzat e saj dhe u largua nga shtëpia. Ndërkohë do të denonconte në polici xhaxhain e dy vajzave, Mikel Zëmblakun. Aktualisht gruaja gjendet e strehuar në qytetin e Korçës me ndihmën e një shoqate humanitare.
Policia
Denoncimi i kësaj nëne u bë i njohur nga burime të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë, të cilat pohuan se menjëherë pas kallëzimit penal të bërë nga ana e shtetases me inicialet J.Z, 26 vjeçe, banuese në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës, e cila në deklarimet e saj bëri të ditur se dy vajzat e saj, njëra 6 vjeçe dhe tjetra 4 vjeçe shfrytëzoheshin seksualisht nga xhaxhai i tyre, u bë edhe arrestimi i 34-vjeçarit, Mikel Zëmblaku. Sipas burimeve policore, ndalimi i tij u bë me iniciativë, rreth orës 20.00 të së mërkurës, sepse sipas deklarimeve nga ana e kunatës së tij, xhaxhai i vajzave, në mënyrë të përsëritur kishte kryer veprime të turpshme me dy vajzat e saj. Burime të policisë shpjeguan gjithashtu se tashmë ndaj 34-vjeçarit janë kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas policisë, vepra penale që rëndon ndaj shtetasit të mësipërm është: “vepra të turpshme”, e parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, ndërsa materialet e përpiluara do t’i referohen Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
Denoncimi
Denoncimi i nënës ka qenë një rrëfim mjaft tronditës, madje ajo kishte theksuar se një veprim i tillë nga ana e xhaxhait kundrejt dy mbesave kishte kohë që kishte filluar, por që ajo vetë nuk kishte mundur ta ndalte kunatin nga aktet çnjerëzore, sepse askush prej njerëzve të familjes nuk e besonte, dhe veç kësaj nuk e lejonin që ajo ta denonconte në polici. Gjithë të vërtetën e kësaj ngjarje kriminale e kishte mësuar nga dy vajzat e saj, të cilat i thoshin: “Ne luajmë “doktorin” me xhaxhin!” Pas kësaj loje fshiheshin të gjitha veprimet e tij çnjerëzore, ka thënë nëna e dy të miturave. Gjithashtu, kjo nënë kishte deklaruar se dy vajzat e saj ankoheshin vazhdimisht për dhimbjet që ato ndjenin. Në raste të tilla, në trupin e vajzave do të gjente edhe shenja dhune. Ndërkohë, dy të miturat do t’i shpjegonin nënës së tyre se çfarë ishte “loja me doktor”. Pas këtij shpjegimi nuk do të mbetej asnjë hije dyshimi se me vajzat e saj ishte abuzuar seksualisht. Megjithatë, mjekësia ligjore ende nuk e ka thënë fjalën e saj se çfarë ka ndodhur konkretisht me dy vajzat e vogla, pasi askush prej familjarëve nuk pranon të ketë ndodhur një gjë e tillë.