E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet trupi i gjetur në Tragjas, viktima Maringlen Tushaj

16/09/2011  Emigrant prej vitesh në Gjermani

VLORE- Është identifikuar ditën e djeshme, personi që u gjet i vrarë dhe i groposur në afërsi të qytetit të Vlorës. Burime nga morgu i qendrës spitalore të Vlorës thanë se viktima është Maringlen Tushaj, rreth 25 vjeç, lindur në Llakatund të Vlorës dhe banues në këtë qytet. I ndjeri ishte disa kohë emigrant në Gjermani ku dyshohet se ishte përfshirë në procedim penal. Familja e të ndjerit kishte kohë që e kërkonte jo vetëm përmes ndihmës që kërkoi nga policia, por edhe me kërkesën që kishte bërë në emisione televizive në ndihmë të njerëzve të humbur. Trupi i të ndjerit u gjet para pak ditësh nga persona të rastësishëm, disa barinj të zonës, të cilët panë trupin e dekompozuar të një njeriu. Në fillim u dyshua se ishte femër, më pas u vërtetua që ishte mashkull. Sipas policisë, i ndjeri ishte vrarë dhe groposur në fshatin Tragjas të Vlorës, por mund të jetë nxjerrë në sipërfaqe nga kafshë të egra ose qen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›