8 maji pa kuti KQZ Do perdorim ato te 2003

Në zgjedhjet e 8 majit do përdoren 2 formate kutish të materialeve zgjedhore. Kosto e transportit nga Kanadaja për 6000 kutitë e reja që do të bliheshin, ka detyruar KQZ-në të rifusë në lojë dhe kutitë e vjetra të përdorura që prej 2003-shit.
"Për 6 mijë copë kuti që ne na duhen kushton më shumë transporti se sa vetë vlera e kutive. Duke qenë se në përgjithësi e gjithë shuma na del mbi atë që ne kishim planifikuar që do të na duhej si vlerë, menduam të shikonim dhe variante të tjera të transportit me avion dhe të ulim numrin e kutive. Furnizimi do të bëhet, po do të bëhet me sa duket në zgjedhjet e ardhshme", tha Arben Ristani, kreu i KQZ.
Për të djelën e 8 majit KQZ ka në dispozicion 4500 kuti të materialeve zgjedhore nga parlamentaret e kaluara dhe rreth 3000 që do të mbërrijnë nga Kanadaja. Menjëherë pas marrjes së vendimit KQZ ka nxituar të sqarojë se jo uniformiteti i kutive, nuk do të cënojë zgjedhjet. "Nuk humbet besimi i një procesi zgjedhor për shkak se kutia e materialeve zgjedhore në një njësi mund të mos jetë e ngjashme me një tjetër. Është shumë mirë, po nuk është se zgjedhjet prishen të themi, qoftë dhe për këtë shkak",tha Klement Zguri anëtar i KQZ. Deri në këto momente në gjithë Shqipërinë janë regjistruar 66 kandidatë të pavarur për kryebashkiakë, pavarësisht atyre të partive kryesore.
Elona Gjylmi