Dominojne djemte nga 600 nxenes vetem 15 vajza

Degët e inxhinierive elektrike vazhdojnë të mbeten monopol i meshkujve. Këtë e dëshmon fakti se në 600 nxënës të shkollës teknike –elektrike në Tiranë, vetëm 15 nxënës janë femra. Pavarësisht se sistemi parauniversitar është në veçanti i shkollave profesionale, është drejt reformimit, sërish këto degë vazhdojnë të jenë shumë më pak të frekuentuara nga femrat, kjo dhe si pasojë e mentalitetit, shprehet drejtoresha e shkolles profesionale teknike – elektrike në Tiranë.
"Janë një cik profile të rënda, ndoshta djemtë janë një cik më të prirur për gjëra teknike. Megjithatë dega që kemi hapur këto dy vitet e fundit, që është teknologjia e informacionit dhe komunikimit, ofron mundësi dhe për vajzat. Jo të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme duhet të shkojnë në universitete po duhet të orientohen drejt tregut të punës. Në vecanti për vajza duhet të punojmë më shumë që të thithim sa më shumë vajza", tha Hedie Gjoni, drejtoreshë e shkollës teknike – elektrike "Gjergj Canco".
Por drejtoresha e kësaj shkolle shprehet optimiste se ky raport mes meshkujve dhe femrave mund të ndryshojë, edhe si pasojë e strukturës së re të arsimit profesional, ku nga 5 vjet këto shkolla kthehen në katër, duke ju mundësuar nxënësve më shpejt punësim në tregun e punës. "Kjo strukturë është shumë fleksibël, shumë e përshtatur me dinamikën e tregut të punës, gjë që do të thotë siguron një dalje në tregun e punës pas cdo niveli", thotë Gjoni.
Aktualisht të gjitha shkollat e mesme profesionale po ndeshen më një reformim të ri, në strukturën e tyre duke ju mundësuar të gjithë nxënësve që pas dy vitesh, në këto shkolla ata edhe mund të punojnë.
Edlira Sulejmani