Farmaciste mashtrues ISKSH zbulon abuzimet me barnat

Në muajt në vazhdim do të ketë kontrolle të rrepta dhe të befasishme ndaj qendrave shëndetsore dhe farmacive nëse, ato do të thyejnë rregullat nga Insitituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor. Ky intesifikim i kontrolleve, do të nisë pasi janë konstauar shkelje nga mjekët, ndaj të cilëve janë vendosur gjoba, si dhe masa të tjera disiplinore.
"Janë konstatuar shkelje të pikave të kontratës ku janë ndëshkuar me gjoba në vlerën 280 mijë lekë ndaj 107 mjekëve, dëme ekonomike të mjekët e familjes dhe mjekët specialistë në vlerën 1.3 milionë lekë ndaj 185 mjekëve. Janë marr masa dhe për gjithë ata drejtues të qendrave shëndetësore që kanë patur paketën e urgjencës jo të rregullt", tha Pjerin Kodracaj, drejtor i kontrollit parësor dhe farmaceutik.
Masa penalizuese janë vendosur edhe ndaj farmacive në Tiranë, Berat, Durrës, në të cilat janë evidentuar abuzime, me barnat e rimbursueshme, mangësi në dokumentacion, apo dhe tregëtim të barnave pa pullë.
"Në farmaci nuk është zgjedhur drejtuesi teknik, kanë qenë drejtues teknik me arsimin jopërkatës dhe kemi pasur 11 shkëputje kontratash, jo vetëm për drejtuesit teknik, po dhe për vlerat e lëvizshme me pluse, për mosshërbimin e mirë të pacientëve, mosdhënien e të gjitha medikamenteve që përcakton mjeku në recetë", tha Kodracaj.
Gjatë vitit që lamë pas autoritetet e ISKSH-së kontrrolluan 720 subjekte dhe vlera e penaliteteve në total arriti shifrën e 9, 5 milionë lekëve.
Edlira Sulejmani