Arvizu Mos prekni kodin nuk ka kohe as per KZAZ-te

Nuk ka kohë për ndryshim të Kodit zgjedhor dhe as të KZAZ-ve pasi tetë maji është shumë pranë . Ky është qëndrimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu pas kërkesës së opozitës për ristrukturimin e KQZ-së.Ambasadori arvizu nga qyteti i Lushnjes theksoi se shqiptarët dëshirojnë zgjdhje të lira dhe të ndershme.
"Komiteti ndërkombëtar është i shqetësuar për gjendjen aktuale dhe po punon ngushtë me KQZ .Së bashku me shefin e OSBE-së atë të BE-së do të takojnë presidentin Topi lidhur me këtë cështje.Zgjedhjet janë më 8 maj dhe fushata zgjedhore fillon më 8 Prill,është e rëndësishme të respektojmë ligjin kushtetues në Shqipëri, me qëllim që këto zgjedhje të jenë më të mirat e zhvilluar ndonjëherë në këtë vend", tha Aleksandër Arvizu, ambasador i SHBA në Shqipëri.
Ambasadori Arvizu edhe një hrë ka theksuar rëndësinë debateve televizive ndërmjet kandidatëve për qeverisjen vendore ndërsa është njohur nga kreu i bashkisë së lushnjes Albert Sanxhaku me pregatitjet që po bëhen për procesin zgjedhor të tetë majit.
Aleksandër Nushi