Zbarkojne eurodeputetet misioni i pazakonte per 8 majin

Parlamenti Europian mund të dërgojë një delegacion për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 majit në Shqipëri, cka do të përbëjë një vendim jo të zakonshëm, pasi europarlamentarët vëshgojnë vetëm zgjedhjet politike të përgjithshme. Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit te PE-se per Evropen Juglindore, thote per Albanian Screen se duhen vezhguar patjeter keto zgjedhje per vete situaten dhe rendesine e tyre. Nese këto zgjedhje do te jene transparente, demokratike dhe te organizuara mire, nga qeveria dhe opozita, ato duhet dhe mund te ndikojne ne ndryshimin e situates politike ne Shqiperi.
"Kryetarja e Parlamentit shqiptar, zonja Topalli i ka derguar leter Presidentit Buzek, per te ftuar vezhgues nga Parlamenti Evropian. Kjo çeshtje eshte duke u diskutuar sot dhe neser. Zakonisht, Parlamenti Evropian nuk dergon delegacione neper zgjedhjet lokale. Kete e ben vetem per zgjedhjet e pergjithshme. Per kete gje tani ka disa opinione: per te derguar ose jo vezhgues ne Shqiperi. Une personalisht jam i mendimit per te derguar vezhgues per keto zgjedhje, per vete rendesine qe kane keto zgjedhje per Shqiperine, duke pasur parasysh krizen politike atje. Une mendoj se eshte shume e rendeshme te dergojme vezhgues nderkombetare ne zgjedhje, qe askush me pas te mos ankohet per mungesen e transparences. Pra, eshte nje gje shume e mire qe PE te dergoje vezhgues per keto zgjedhje", thotë Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit te PE-se per Evropen Juglindore.
Ai i bën thirrje politikanëve shqiptarë të tregojnë maturi politike. "Mesazhi im eshte shume i qarte. Politikanet shqiptare duhet te tregojne maturi politike,ata duhet t'i organizojne sa me mire keto zgjedhje, ne menyre demokratike dhe transparente. Ne kete menyre Shqiperia do te mund t'i tregoje botes se eshte nje vend me te vertet i denje per t'iu bashkuar komunitetit evropian", vijon Kukan. Ai thotë se zgjedhjet lokale mund të ndihmojnë në ndërtimin e raporteve korrekte mes partive, por ka dyshime lidhur me zgjidhjen tërësore të problemit.
Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 mars 2011 )