8 maji, sot vendosin qytetaret Luljeta Ndoka
Nje dite para zgjedhjeve, Tirana hesht. Ndoshta ne respekt te heshtjes zgjedhore, apo ndoshta qe bisedat e tyre te jene te pakten per nje dite larg temes se politikes. Dhe, njerezit duken me te paqte. Bisedat e tyre neper shtepi lokale dhe mjedise te tjera lidhjen me shqetesimet e perditshme, por jo me debatet se pse njeri politikan eshte me i mire sesa tjetri. Atmosfera, nje dite para 8 Majit, eshte per t'u admiruar. Por, ndonese dje qytetaret e Tiranes kane zgjedhur te ndryshojne teme, shprehen mjaft skeptike per ate cka mund te ndodhe gjate dites se sotme. Kesisoj, sugjerimi i tyre eshte qe pas votimit, njerezit te shkojne drejt e ne shtepi, per t'iu shmangur incidenteve te mundshme. Pavaresisht se organet e medias, sidomos ato vizive i kane mbajtur dje larg lajmeve politike, qytetaret e Tiranes kane vendosur qe t'i kontrollojne edhe njehere emrat e tyre, nese gjenden ne listat e afishuara prane qendrave te tyre te votimit. Familja Xhelili eshte e perbere nga 7 persona, nga te cilet 4 jane ne moshe per te votuar. Kryefamiljari, Adnand, shprehet se te gjithe pjesetaret e tij te familjes ne moshe madhore, duan qe te votojne, ndaj ai do qe te verifikoje edhe njehere emrin ne liste, ne menyre qe diten e sotme te mos perballet me ndonje "surprize" te pakendshme. "Nuk e kemi vene asnjehere ne dyshim faktin qe do te votojme. Eshte e vetmja menyre qe ne te percaktojme te ardhmen tone, ndaj nuk kemi se pse te mos e shfrytezojme. U bej thirrje te gjithe bashkeqytetareve te mi qe ta ushtrojne te drejten e votes", thote Adnand Xhelili. Ne fakt, atij i duhet qe te mbaje radhe per te kontrolluar emrat, pasi edhe shume te tjere po perpiqen te bejne te njejten gje. Vetem neper ambientet prane qendrave te votimit ka fluks njerezish qe kerkojne emrat ne lista, pasi rruget e kryeqytetit jane pothuajse bosh. Bulevardi kryesor "Deshmoret e kombit", ka tek-tuk ndonje kalimtare, apo qarkullim makinash, por eshte liruar nga cdo lloj tubimi, sado i vogel elektoral. Te pyetur nese do te votojne, shume qytetare pohojne me koke. Te tjere jane te pavendosur. Fatushe Laci, thote se ka shume deshire qe te votoje, por nga ana tjeter ka frike se mos ndodh ndonje incident i mundshem dhe behet "viktime" e tij. "Kete vit, fushata elektorale ka qene mjaft e dhunshme, dhe mendoj se neser (sot) situata mund te perkeqesohet. Deri neser, do te shoh se c'mund te bej", thote 67-vjecarja me origjine nga Peshkopia, por banuese ne Tirane. Dhe, ne fakt, nuk eshte e vetmja qe ka frike.