E Diel, 1 Nëntor 2026

"Te punesojme kryebashkiakun e duhur" Luljeta Ndoka

Dhjetera te rinj te Parlamentit Rinor, te ardhur nga rrethe te ndryshme te vendit, i drejtuan diten e djeshme nje thirrje bashkemoshatareve te tyre qe te votojne. Ata i kerkuan te rinjve te marrin ne dore fatin e qytetit te tyre dhe te vendosin jo vetem per ta, por edhe per familjet e tyre. Te rinjte drejtuan thirrje te ndryshme per te gjitha qytetet e vendit duke evidentuar disa nga ceshtjet vendore te cilat mund te zgjidhen me voten e te rinjve. Nje thirrje e vecante ju drejtua edhe votuesve per here te pare duke synuar t'i ndergjegjesoje ata qe te mos e humbasin mundesine per t'u bere pjese e vendimmarrjes, e duke i kujtuar atyre se neser ata mund te punesojne nje kryebashkiak.

Thirrja

Perfaqesuesit e Parlamentit Rinor, iu drejtuan te rinjve ne mbare vendin qe ta percaktojne vete te nesermen e tyre, duke votuar njerezit qe keta zgjedhes mendojne se jane alternativa me e mire. "Me 8 maj jane zgjedhjet per pushtetin vendor, ku ne mund te zgjedhim kryetarin e komunes, bashkise apo njesise bashkiake dhe Keshillat Bashkiake, qe jane Parlamenti i Qytetit tone. Prandaj, ne nuk mundet te mos votojme. Ne jetojme ne demokraci dhe vota jone neser do te vendos se kush do te drejtoje qytetin tone", u shprehen perfaqesuesit e Parlamentit Rinor. Sipas tyre, te rinjte kane mundesine qe te punesojne kryetarin e bashkise si dhe anetaret e Keshillit Bashkiak. "Dhe kush me mire se ne e di se cfare i duhet qytetit tone? Kush me mire se ne mund te beje zgjedhjen e duhur", shtruan pyetjen perfaqesuesit e parlamentit te te rinjve. Ata u shprehen se kane nevoje per politika qe t'i favorizojne ata ne transportin publik, muze, teatro dhe ambiente te tjera kulturore apo rekreative. "Kemi nevoje per me shume biblioteka, hapesira publike, ambiente sportive, me shume shkolla dhe shkolla me te mira. Por, neser ne duhet te votojme edhe per vellezerit e motrat tona me te vogla, te cilet kane nevoje per me shume kopshte dhe kopshte me te mira", u shprehen ata.

Sipas qyteteve

Perfaqesuesit e Parlamentit Rinor iu drejtuan si fillim te rinjve te qyteteve bregdetare, apo edhe Pogradecit. "Te rinj te Lezhes, Vlores, Sarandes, Durresit dhe Pogradecit. Neser dikush duhet te vendose per zhvillimin e turizmit ne qytetin tuaj. Ne menyre qe qytetet tuaja te jene jo vetem shume te bukura por edhe te pastra dhe miqesore per turistet, votoni", ishte thirrja drejtuar te rinjve te ketij qyteti. Gjithashtu, ata iu drejtuan edhe te rinjve te Korces, Gjirokastres, Shkodres, Beratit dhe Fierit, kryesisht per ruajtjen e vlertave te trashegimise kulturore. "Ju drejtohem juve, te rinjve te Kukesit, Korces dhe Dibres. Dimri eshte shume i ashper ne qytetet tuaja, prandaj neser ju duhet te votoni per nje infrastrukture rrugore funksionale gjate te gjithe vitit", tha nje anetar i Parlamentit Rinor. Sipas tij, me 8 maj dikush do te vendose per te gjitha keto. "Nese ju nuk do te votoni, do te jene te tjeret ata qe do te vendosin edhe per ju", u shprehen perfaqesuesit e Parlamentit Rinor.

Thirrje e vecante per votuesit 18-vjecare

Nje thirrje e vecante ju drejtua edhe votuesve per here te pare duke synuar t'i ndergjegjesoje ata qe te mos e humbasin mundesine per t'u bere pjese e vendimmarrjes, e duke i kujtuar atyre se neser ata mund te punesojne nje kryebashkiak. "Se fundmi dua t'ju drejtohem juve, 18 vjecareve, votues per here te pare. Sot eshte nje dite shume e rendesishme. Ju, per here te pare do te beheni pjese e vendimmarrjes. Neser eshte dita kur ju zgjidhni c'eshte me e mira jo vetem per ju, por edhe per familjen tuaj, edhe per qytetin tuaj. Neser eshte dita kur ju do te fitoni te drejten te punesoni nje kryebashkiak", ishte thirrja e perfaqesuesve te Parlamentit Rinor, drejtuar atyre qe sapo kane mbushur moshen per te votuar. Sipas te dhenave te drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile, kete vit ne Shqiperi votojne per here te pare ne zgjedhjet vendore rreth 150 mije te rinj. Nje projekt i Keshillit te Evropes po terheq vemendjen e ketyre te rinjve drejt proceseve politike dhe per ushtrimin e te drejtes se votes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›