8 muaj nga vrasja e të birit, nëna apel për zbardhjen e krimit
Ka humbur djalin e saj të vetëm 8 muaj më parë, tashmë me lot në sy kërkon vrasësit e të birit. Osman Berberi, 27 vjec është gjetur i vrarë 9 ditë pasi ishte zhdukur. Nëna e tij kërkon ndihmë për gjetjen e vrasësve të të birit.
TIRANE- 8 muaj pas vrasjes së djalit të vetëm, Osman Berberit, nëna e tij Diamanta Hima bën apel për gjetjen e vrasësve të të birit.
“Kisha një djalë të vetëm , ma kanë vrarë, ma kanë masakruar në mënyrë cnjerëzore, ma kanë fshehur kufomën për 9 ditë dhe kërkoj nga prokurori i cështjes, nga policia , nga shteti, të më zbardhet cështja e djalit. I lutem të gjithë organeve kompetente që merren me cështjen e djalit të mos më sorollatin më, jam një njeri pa punë dhe e vetme, më është mbyllur dera, kam mbetur e vetme fare. I bëj thirrje zotit president, zotit kryeministër të venë dorën në zemër për një nënë të vetme” shprehet nëna e Osmanit.
Mëngjesin e 19 shkurtit të vitit 2009, 27 vjecari ka marrë një teleonatë e cila e ka detyruar të dalë nga banesa e tij për të mos u kthyer më kurrë. Babai i një vajze 5 vjecare u zhduk për 9 ditë me radhë deri sa u gjet më pas i masakruar tek ura e Zogut mbi lumin Mat. Osman Berberi kishte vëtëm pak ditë që kishte mbërritur nga Greqia për të qëndruar pranë familjes së tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)