Raporti i KE, LSI, Haxhinasto: Progres të prekshëm
Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet vlerësimet e Asamblesë Parlamentare të KE-së mbi progresin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Deklarata u bë nga Edmond Haxhinasto, Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së.
TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur sot vlerësimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi progresin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së (KDK), Edmond Haxhinasto, tha sot në një konferencë për shtyp se, “ LSI mbështet vlerësimet e partnerëve tanë ndërkombëtar së fundmi edhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit, dhe për rrugën e mbarë të reformave në të cilën po ecën qeveria e Integrimit Evropian dhe Shqipëri.
“Ky progres do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptarë, siç është lëvizja e lirë drejtë BE-së, në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Haxhinasto. Në këtë drejtim ai i bëri thirrje opozitës të kthehet në Parlament, pasi sipas tij, “PS duhet të marr përgjegjësitë e saj përpara institucioneve demokratike, dhe në mënyrë të veçantë përpara zgjedhësve”. (m.a/BalkanWeb)